Lakson: Netanjahu e ka humbur busullën, gjendja në Gazë është e tmerrshme
- Kryeministri i Zelandës së Re, Kristofer Lakson, sot deklaroi se kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu "e ka humbur busullën" dhe ka shkuar shumë larg, dhe se mungesa e ndihmës humanitare, zhvendosja e dhunshme e popullatës dhe anskimi i Gazës janë absolutisht të tmerrshme.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:51, 13 gusht, 2025
Uellington, 13 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri i Zelandës së Re, Kristofer Lakson, sot deklaroi se kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu "e ka humbur busullën" dhe ka shkuar shumë larg, dhe se mungesa e ndihmës humanitare, zhvendosja e dhunshme e popullatës dhe anskimi i Gazës janë absolutisht të tmerrshme.
Komentet erdhën një ditë pasi që ushtria izraelite filloi sulm ndaj qytetit të Gazës, gjë të cilën lakson e përshkroi si "tërësisht të papranueshme".
Para mbledhjes parlamentare, një grup i vogël i dmeonstruesve u tubuan para ndërtesës së parlamentit në Uellington, duke brohoritur sllogane dhe duke bërë zhurmë me enë, ndërsa mediumet lokale kumtuan se brohoritjen përfshinin "Deputetë, tregoni kurrizin, njiheni Palestinën!".
Zelanda e Re paraprakisht këtë javë kumtoi se po mendon për njohje formale të shtetit palestinez, përderisa Australia të hënën deklaroi se do t'u bashkangjitet Kanadasë, Britanisë së Madhe dhe Francës në hapin e radhës në konferencën e ardhshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.
Kriza humanitare në Rripin e Gazës arriti "përmasa të paparamendueshme", thuhet në deklaratën e përbashkët nga Australia, Kanadaja, Britania e Madhe dhe një numër i madh i shteteve evropiane, të cilat bënë thirrje që Izraeli të lejojë hyrjen e papengueshme të ndihmës në enklavën e rrethuar palestineze.
Izraeli e mohoi përgjegjësinë për urinë, duke e akuzuar Hamasin për vjedhjetë ndihmës humanitare, akuzë të cilën grupi e mohon. ab/
foto: ЕPА