• e premte, 05 dhjetor 2025

Lajen: Doganat prej 30 për qind do t'u shkaktojnë dëme të gjithëve

Lajen: Doganat prej 30 për qind do t'u shkaktojnë dëme të gjithëve

Bruksel, 12 korrik 2025 (MIA) - Doganat prej 30 për qind të eksportit nga BE-ja do t'i dëmtonin bizneset, konsumatorët dhe pacientët nga të dyja anët e Atlantikut, shkroi në X kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen.

"Do të vazhdojmë të punojmë drejt arritjes së marrëveshjes deri më 1 gusht. Njëkohësisht, jemi të gatshëm t'i mbrojmë interesat e BE-së në bazë të kundërmasave proporcionale", shtoi ajo.

Presidenti amerikan, Donald Tramp sot vendosi dogana prej 30 prë qind ndaj importit nga Bashkimi Evropian, që do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Doganat e reja janë kumtuar në letrën që Trampi e publikoi në rrjetin social Truth Social. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR