• e premte, 05 dhjetor 2025

Lajen bëri thirrje për sigurimin e burimeve të reja të të ardhurave për buxhetin e BE-së

Lajen bëri thirrje për sigurimin e burimeve të reja të të ardhurave për buxhetin e BE-së

Bruksel, 20 maj 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot bëri thirrje për arritjen e një zgjidhje për sigurimin e burimeve të reja të të ardhurave për buxhetin e Bashkimit Evropian. 

KE-ja ka paraqitur një draft-ligj dhe po punon në propozime shtesë, tha ajo gjatë një aktiviteti në Bruksel dedikuar për buxhetin evropian për vitin 2028-2034.

"Ka ardhur koha të arrijmë zgjidhje, duhet të fillojmë të shlyejmë kreditë e marra. E di që negociatat do të jenë të vështira", shtoi Fon der Lajen. 

Sipas saj, në buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar rol qendror do të kenë kohezioni ekonomik dhe bujqësia.

"Buxheti aktual është krijuar për një botë që tashmë nuk ekziston, në pesë vitet e fundit kemi provuar vazhdimisht të shohim çfarë mund të realizohet me të. Sot, 90% për qind e shpenzimeve janë të papërcaktuara, ndërsa fleksibiliteti i parashikuar është nën 4%. Kjo është shumë pak, sepse nuk e dimë çfarë do të ndodhë nesër", sqaroi kryetarja e KE-së.

Buxheti i ardhshëm duhet të mundësojë reagime të shpejta, ndërsa autoritetet rajonale duhet të përfshihen në hartimin e projekteve, pasi nevojat në terren janë të ndryshme, shtoi Fon der Lajen. 

Ajo theksoi se respektimi i sundimit të ligjit nuk është çështje negociatash dhe do të mbetet kusht për sigurimin e fondeve evropiane. qa/

Foto: Lajen në X skrinshot

 

QËNDRONI TË LIDHUR