• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lajçak: Presim përparim më të madh në zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajçak: Presim përparim më të madh në zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë, 5 mars 2024 (MIA) - Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian mes Koovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, i cili sot po qëndron për vizitë pune në Prishtinë, deklaroi se BE-ja pret përparim më të madh në implementimin e Marrëveshjes themelore nga Brukseli, që u arrit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, ALeksandar Vuçiq para më shumë se një viti, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në konferencën për shtyp pas takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës dhe kryenegociues në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, Lajçak informoi se me nikoqirin e tij, mes tjerash ka biseduar edhe për rregullativën e Bankës qendrore të Kosovës (BQK) me të cilën euroja është valuta e vetme zyrtare e Kosovës.

"Dokumenti është juridikisht obligues në tërëssi, por kaloi një vit prej se e arritëm këtë marrëveshje dhe do të donim të shihnim implementim më të mirë të të njejtës dhe kjo ishste një prej çëhstjebe për të cilat biseduam: si të fillojmë me implementimin e kësaj marrëveshjeje. Dhe, çështja e dytë për të cilën biseduam, ndërkaq që është gjithashtu e rëndësishme, është rregullativa më e re e BQK-ë për pagesat e gatssgme. Arsyeja përse diksutuam për këtë çështje janë disa dispozita të cilat janë relevante për dialogun", tha Lajçak.

Ai informoi se planifikon në ditët në vijim të mbajë takim mes kryenegociatorëve të dialogut.

"Biseduam për një listë të gjatë çështjesh. Dhe më me rëndësi është zbatimi i marrëveshjes së arritur themelore dhe kjo është në interes të të gjithëve të ketë përparim në znatimin e saj. Kjo është marrëveshja më e mirë që mund ta kemi. Po të kishte marrëveshje më të mirë, do ta bënim, sepse është në interes të të gjithëve që ajo të realizohet. Sepse në këtë marrëveshje i kemi të gjitha përgjigjet, çfar[ë të bëpjmë dhe si ta bëjmë atë", tha Lajçak.

Çështja e vetme, shtoi ai, është kur do të realizohen ato pika.

"Shpenzuam shumë kohë për të ndërmarrë hapa dhe ekziston frika nga të dyja anët se çfarë do të bëj unë dhe çfarë do të bëjë pala tjetër. Por, besoj se këto çështje mund të zgjidhen shumë thjeshtë", tha Lajçak.

Emisari i BE-së tha edhe sse në takimin e fundit në Bruksel partive u është lënë të vendosin se kë dëshirojnë ta dërgojnë në takim.

"Siç e dini, mbajta takim në nivel të ekspertëve javën e kaluar në Bruksel. Takimi isshte konstruktiv dhe arritëm të gjejmë përgjigje në disa çështje, por ka edhe çështje të cilat e tejkalojnë mandatin e atyre ekspertëve. Biseduam për atë me z.Bislimin, komunikimi ynë do të vazhdojë dhe planifikoj në ditët në vijim të mbaj edhe një tkaim në nivel të kryenegociatorëve, kështu që kjo ishte pengesa kryesore për vizitën time", deklaroi Lajçak.

Ai shtoi se ka marrë përgjigje në shumë pyetje, duke cekur se do të duhet t'i analizojë përgjigjet.

"Ky është proces. Duhet të kujdesemi në fund të mos ketë njerëz, qytetarë, individë në asnjë mënyrë të mos goditen negativissht. Kjo gjithsesi është brengë e jona", tha Lajçak. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR