Lajçak në Forumin e Prespës: Diskutova për ngjarjet në rajon, veçanërisht mes Beogradit dhe Prishtinës
- I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak i cili po merr pjesë në Forumin e Prespës për dialog, sot bëri të ditur se ka biseduar për ndodhitë aktuale në rajon, veçanërisht mes Beogradit dhe Prishtinës.
- Post By Fami Bajrami
- 11:07, 16 qershor, 2023
Strugë, 16 qershor 2023 (MIA) - I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak i cili po merr pjesë në Forumin e Prespës për dialog, sot bëri të ditur se ka biseduar për ndodhitë aktuale në rajon, veçanërisht mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Me partnerët, kolegët dhe miqtë kam biseduar për ngjarjet aktuale në rajon, veçanërisht mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçak në Tuiter.
Ai ka shtuar se në Forumin e Prespës për dialog kanë biseduar për atë se çfarë nevojitet për pajtimin në Ballkanin Perëndimor.
Foto: Tuiter