• e mërkurë, 08 janar 2025

Lajçak: Jam krenar për bashkëpunimin mes BE-së dhe SHBA-së

Lajçak: Jam krenar për bashkëpunimin mes BE-së dhe SHBA-së

Bruksel, 7 janar 2025 (MIA) – Mirosllav Lajçak, i cili po largohet nga funksioni përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, deklaroi se është krenar për bashkëpunimin mes BE-së dhe SHBA-së gjatë mandatit të tij.

Ai mbrëmë në rrjetin social Iks shkroi për takimin me zëvendës ndihmësin sekretarin shtetëror të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Aleksandar Kasanof dhe ish ndihmës sekretarin shtetëror Xhejms O’Brajan.

“Misioni im i parë në vitin 2025 më dërgoi në SHBA. Në Uashington pata diskutim të gjerë për Ballkanin Perëndimor me Kasanof. Jam krenar për bashkëpunimin e shkëlqyer mes SHBA-së dhe BE-së gjatë kohës së mandatit tim”, shkroi ai.

Mandati i Lajçakut si përfaqësues i BE-së për dialog mes Kosovës dhe Serbisë skadon në fund të janarit, ndërsa BE-ja e konfirmoi se procesi i zgjedhjes së trashëgimtarit të tij është në vijim.

Të premten, më 3 janar, skadoi afati për parashtrimin e kandidaturave, pas çka përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas do të zgjedhë kë të emërojë për përfaqësuese të posaçëm të BE-së për dialog.

Në mesin e emrave më të përmendur janë ish ministri i Finlandës, Peko Havisto dhe diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR