• e hënë, 23 dhjetor 2024

La Liga e dënoi racizmin kundër Jamalit dhe do të ankohet në polici

La Liga e dënoi racizmin kundër Jamalit dhe do të ankohet në polici

Madrid, 27 tetor 2024 (MIA) - Menaxhmenti i Kampionatit spanjoll në futboll e dënoi racizmin ndaj sulmuesit të Barcelonës, Lamin Jamal.

"Për shkak të ngjarjeve gjatë ndeshjes Real Madrid - Barcelona, të cilat kanë përfshirë sjellje të papranueshme raciste, La Liga do të denoncojë fyerje dhe gjeste raciste në polici dhe do ta informojë prokurorin për krim të bazuar në urrejtje dhe diskriminim. La Liga fuqimisht i dënon këto ngjarje në 'Santiago Bernabeu' dhe mbetet fuqishëm në përkushtimin e saj që t'i çrrënjos të gjitha manifestimet e racizmit dhe urrejtjes në stadiume e më gjerë. Nuk ka vend për këtë të keqe në sport", thuhet në kumtesën e La Ligës.

Futbollisti i Barcelonës ka qenë i nënshtruar në fyerje në bazë racore pas golit të tretë të ekipit të tij, në ndeshjen e luajtur mbrëmë kundër Real Madridit, e cila përfundoi me fitore të katalanasve me rezultatin 4:0. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR