• e martë, 19 nëntor 2024

Lëvizja Demokratike reagon ndaj sulmit të ekipit të TV Alsat

Lëvizja Demokratike reagon ndaj sulmit të ekipit të TV Alsat

Shkup, 21 gusht 2023

Sulmi ndaj gazetarëve dhe kameramanit të Televizionit Alsat në Çarshinë e Shkupit është një ngjarje shumë e shëmtuar, të cilën, Lëvizja Demokratike e dënon fuqimisht.

Është e papranueshme që individë të frustruar t’i sulmojnë gazetarët, aq më tepër në një vend, siç është Çarshia e Shkupit, ku ka lëvizje të njerëzve dhe sidomos të turistëve të huaj. Organet e rendit duhet qa sa më parë ta hetojnë këtë rast dhe sulmuesin ta nxjerrin para organeve të drejtësisë.

Puna e gazetarëve është në shërbim të informimit të opinionit, kurse Çarshia e është trashëgimi e veçantë e kulturës sonë, imazhin e të cilës askush nuk ka të drejtë ta cenojë.

Lëvizja Demokratike

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR