• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lëvizja demokratike e Izet Mexhitit ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për regjistrim

Lëvizja demokratike e Izet Mexhitit ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për regjistrim

Shkup, 4 gusht 2023 (MIA) - Lëvizja demokratike e Izet Mexhitit kumtoi se sot në kohë rekord kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për regjistrimin e subjektit politik.

"Qindra bashkëmendimtarë të Izet Mexhitit janë mbledhur sot nëpër zyrat noteriale për të dhënë nënshkrimin e tyre për themelimin e Lëvizjes që premton ndryshime pozitive për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këshilli organizativ pranë Lëvizjes Demokratike parashikoi që nënshkrimet të mblidheshin gjatë gjithë ditës, por përfundoi në më pak se tre orë, gjatë së cilës u njoftua se mbledhja e nënshkrimeve u mbyll me sukses, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Demokratike.

Me mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme, Lëvizja Demokratike vijon regjistrimin e partisë, ndërsa më 13 gusht është paralajmëruar edhe promovimi i saj.

Mexhiti më pas ka sqaruar se subjekti i ri politik do të funksionojë në parim si parti. I pyetur nëse do të jenë gati për zgjedhje të mundshme të parakohshme, Mexhiti tha se pikërisht për këtë po nxitojnë ta formojnë këtë lëvizje për të qenë të gatshëm për çdo lloj sfide që mund të lindë ndërkohë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR