• e hënë, 01 korrik 2024

Lëvizja BESA mbajti kuvendin qendror

Lëvizja BESA mbajti kuvendin qendror

Shkup, 11 mars 2023 

Lëvizja BESA sonte në selinë qendrore në Shkup ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kuvendit Qendror. Në këtë mbledhje është diskutuar për aktualitetin politik në vend, proceset e rëndësishme për shtetin si dhe organizim e brendshëm partiak. Gjithashtu, në këtë mbledhje është formuar komisioni për organizimin e forumit rinor - proces ky që ka të bëj me forcimin e kapaciteteve tona si dhe fuqizimin e rinisë brenda lëvizjes.

Themelimi i forumeve të gruas në degët rajonale ka mbaruar me sukses, duke arritur që në secilin rajon të Maqedonisë së Veriut të kemi shtrirje. Së shpejti, do të mbahet edhe Kuvendi Qendror i forumit të gruas, ku edhe do të zgjidhen organet përkatëse si dhe kryesia e re forumit brenda Lëvizjes BESA.

Lëvizja BESA

  ____________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR