• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lëvizja BESA: Kryeministri teknik Talat Xhaferi vendosi të shpëtojë teknikisht kriminelët e konfirmuar edhe nga SHBA-ja

Lëvizja BESA: Kryeministri teknik Talat Xhaferi vendosi të shpëtojë teknikisht kriminelët e konfirmuar edhe nga SHBA-ja

Shkup, 1 shkurt 2024

Talat Xhaferi ka tërhequr ligjin me të cilin duhet të dënohen të gjithë ata funksionarë dhe biznesmenë të pushtetit LSDM - BDI, të cilët Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur në Listën e Zezë për shkak të përfshirjes së tyre në krime financiare, kryesisht duke keqpërdorur pozitat dhe duke përfituar në kurriz të qytetarëve.

Shpejt i ranë maskat BDI-së. Po del në shesh se kryeministrin teknik, Talat Xhaferi e paskan vendosur që teknikisht ti shpëtojë kriminelët e konfirmuar edhe nga SHBA.

Po ashtu dëshmohet edhe një fakt, se Talat Xhaferi është gjithmon aty ku duhet të mbrohet BDI-ja dhe krimi i saj. Kur duhej në Kuvend të bllokojë ligjet në interes të BDI-së dhe në dëm të shqiptarëve ishte aty, tani duhet në Qeveri, se aty do mbroj krimet.

Lëvizja Besa

 

_______________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR