• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lëvizja BESA: BDI-së, LSDM-së krimit dhe korrupsionit po i vjen fundi

Lëvizja BESA: BDI-së, LSDM-së krimit dhe korrupsionit po i vjen fundi

Shkup, 26 janar 2024

Maqedonia e Veriut po shkon drejt të ardhmes me plotë shpresë, dinjitet dhe stabilitet.

Dje në Kuvend, kryesuesit e krimit dhe korrupsionit në vend i depozituan dorëheqjet e tyre. Ky është vetëm fillimi i fundit të krimit të BDI-së dhe LSDM-së të cilët për katër vite prodhuan vetëm kazino, bastore, tenderë për familjarët shkatërrim të arsimit, dështim në zhvillimin ekonomik dhe humbjen shpresës.

Kjo Qeveri do të mbahet mend për Soravinë, zhvillimin e kumarit, pasurimin me para të qytetarëve të kompanive gruas së kryeministrit, fëmijëve dhe nipërve të Ali Ahmetit, zhvillimin e bizneseve serbe dhe ruse në vend si dhe dështimin në rrugën eurointegruese.

Por, këto veprimeve kriminele të pushtetit, kontribuan në unifikimin e frontit opozitar shqiptar dhe bashkimin e forcave të gjithë qytetatëve që janë kundër politikave shkatërruese në këto dy dekata.

8 maji po vjen dhe qytetarët do të vendosin për një të ardhur me plot dinjitet dhe ardhmëri të sigurtë europiane.

 

Lëvizja BESA

_________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR