• e premte, 05 dhjetor 2025

Lëvizja Arbëria zgjerohet edhe në diasporë – cakton koordinatorin për Norvegji!

Lëvizja Arbëria zgjerohet edhe në diasporë – cakton koordinatorin për Norvegji!

Shkup, 26 korrik 2025

Me përkushtimin për ta bërë çdo cep ku rreh zemra shqiptare pjesë të misionit tonë, Lëvizja Arbëria me krenari njofton emërimin e Azem Deharit si koordinator për Norvegji. 

I lindur në fshatin Sllupçan të Kumanovës, Azemi vjen nga familja e njohur Dehari, një familje që brez pas brezi ka dhënë kontribut të pashoq për atdheun, kombin dhe fenë, në të gjitha kohërat e sakrificave dhe përpjekjeve kombëtare. Sot, edhe pse jeton përkohësisht në Oslo, zemra e tij rreh fuqishëm për vendlindjen. 

Me energjinë, përvojën dhe idealin e tij, Azem Dehari do të jetë ura lidhëse e Lëvizjes Arbëria me mërgatën shqiptare në Norvegji, duke fuqizuar zërin e saj, duke bashkuar potencialin e saj dhe duke e bërë atë pjesë aktive të misionit tonë për një Arbëri më të bashkuar dhe më të fortë.

Lëvizja Arbëria falënderon të gjithë bashkatdhetarët në Norvegji për mbështetjen e tyre të palëkundur dhe i fton të bashkohen rreth Koordinatorit të tyre të ri, Azem Deharit, për të ecur krah për krah drejt ëndrrës sonë të përbashkët, Arbërisë së lavdishme! 

Lëvizja Arbëria

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR