• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lëshohet në përdorim Qendra Rekreative Sportive "Mbrojtësit" në Rrugën e Lubotenit

Lëshohet në përdorim Qendra Rekreative Sportive

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski së bashku me ministrin e Sportit Borko Ristovski dhe kryetarin e komunës së Butelit Darko Kostovski sot e lëshuan në përdorim Qendrën Rekreative Sportive "Mbrojtësit" në vendin e populluar "Rruga e Lubotenit" në komunën e Butelit, projekt me vlerë prej 8.100.000 denarë, mjete të sigurara nga buxheti i komunës. Në Qendrën Rekreative Sportive ka terren të futbollit me bar artificial, terren të basketbollit me sipërfaqe të veçantë, si dhe kënd të fëmijëve, mini park dhe shetitore për banorët.

"Kjo Qendër Rekreative Sportive e mban emrin "Mbrojtësit" në nder të atyre që e mbrojtën atdheun kur ishte e nevojshme. Para zgjedhjeve premtova dy qendra të tilla rekreative sportive, por deri në fund të mandatit çdo vend i populluar do të bëhet me qendër rekreative sportive. Kjo është e katërta, ndërsa katër të reja do t'i fillojmë gjatë periudhës së vjeshtës, një i tillë i njejtë në vendin e populluar Butel 1 tek vendi "Udarnici", një do ta fillojmë për disa ditë në lagjen Radishan menjëherë nën shkollën "Aco Shopov", njërin e fillojmë në zonën e epërme të lagjes Radishan dhe një në pjesën e fillimit të Kuçevishka Bara", deklaroi kryetari i komunës Kostovski.

Ai theksoi se për tre vite janë ndërtuar rreth 15-të terrene plotësuese sportive.

"Komuna e Butelit gjatë ditës së djeshme dërgoi dy projekte adekuate për mega projektin në Qeveri për mbështetje të komunave. Drëguam dy projekte të mëdha dhe disa më të vogla dhe deri për Vitin e Ri duhet të marrim 100 milionë denarë. Me këto mjete do të restaurojmë dhe rindërtojmë 20 rrugë të mëdha dhe kyçe, do të realizojmë parkun e shumëpritur prej 10 mijë metrash katrorë me një shesh të madh në hyrjen e tretë të vendbanimit të Radishanit dhe rikonstruksionin dhe ndërtimin e plotë të një shtegu në shtratin e lumit Serava dhe për shtrirjen e shtratit të Seravës edhe për 200 metra, ku do të ndërtohen gjithsej 1700 metra", tha Kostovski.

Për vitin e ardhshëm njoftoi se komuna e Butelit duhet përmes projektit të Qeverisë të marrë rreth 4,5 milionë euro, mjete të cilat do të shfrytëzohen për një poliklinikë të re në territorin e komunës së Butelit për të cilën tani është realizuar takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Taravari, janë formuar grupe të punës dhe ka filluar përpunimi i projektit.

Kryeministri Mickoski theksoi se komuna e Butelit është aktive kur bëhet fjalë për investimet kapitale dhe shtoi se gjatë ditës së djeshme komuna e Butelit së bashku me 65 komuna tjera dorëzuan më shumë se 215 projekte, të cilat janë pjesë e nismës për rialokimin e mjeteve nga buxheti qendror për komunat për të adresuar nevojat reale të qytetarëve.

"Më shumë se qindra mijëra bashkëqytetarë tanë do të kenë zgjidhur problemet reale që janë shtresuar gjatë dekadave të fundit. Jam i bindur se realizimi i këtyre investimeve kapitale do të vazhdojë edhe në të ardhmen edhe në vitin 2025. Ne si qeveri do të mbështesim ndërtimin e një poliklinike në Butel dhe mendoj se me realizimin e të gjitha këtyre projekteve do të zgjidhen shumë probleme të banorëve të Butelit dhe jo vetëm të Butelit, por edhe të gjithë Maqedonisë për qytetarët të cilët janë përballur me sfida të tilla në dekadat e fundit", tha Mickoski.

Nga dje, siç tha ai, projekte kanë dorëzuar 66 komuna jo vetëm nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, aty, siç tha ai, ka komuna nga LSDM dhe BDI dhe komuna tjera nga koalicioni Vlen, partia politike ZNAM, kandidatë të pavarur që janë kryetarë komunash.

"Jam jashtëzakonisht i kënaqur dhe pres që sot të mbërrijnë propozime të tjera, të arrijmë në 250 projekte që nënkuptojnë kushte më të mira jetese për qindra familje dhe ky është thelbi i këtij projekti, për të bërë diçka që do të jetë një përgjigje adekuate për nevojat reale të qytetarët, ndërsa me këtë të realizohet numri më i madh i mundshëm i investimeve kapitale dhe të lëvizë ekonomia. Prandaj duhet edhe kredia hungareze, sepse jo vetëm këto 250 milionë euro për komunat, por edhe 250 milionë euro për biznesin, që do të shkaktojnë, do të nënkuptojnë 250 milionë fonde të veta shtesë nga ana e biznesit, pra do të kemi një aktivitet investues prej gjysmë miliardë eurosh plus 250 milionë euro nga komunat. Kjo nuk ka ndodhur deri më tani", tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së një gazetari. sa/

Foto: Qeveria/MIA

QËNDRONI TË LIDHUR