• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Lëshohet në përdorim aksi rrugor Farish - Drenovë nga rruga ekspres A1, pjesë e korridorit 10d, shkurtohet koha e udhëtimit

Lëshohet në përdorim aksi rrugor Farish - Drenovë nga rruga ekspres A1, pjesë e korridorit 10d, shkurtohet koha e udhëtimit

Kavadar, 30 qershor 2025 (MIA) – Është lëshuar në përdorim aksi rrugor Farish - Drenovë nga rruga ekspres A1, pjesë e korridorit 10d me çka shkurtohet koha e udhëtimit. Nga sot është hapur për qarkullim edhe ky segment rrugor. 

Projekti është me vlerë totale prej 44,74 milion euro dhe është financuar me kredi nga BERZH-i (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim). Në aktivitet sot morën pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Koce Trajanovski. 

Në ngjarje u tha se u arrit të përfundohet dhe të vihet në përdorim pas më pak se 6 muajsh, që kur në fillim të këtij viti u hap aksi i parë Gradsko-Drenovë. Në fakt, përfunduan punimet ndërtimore për ndërtimin e aksit Farish-Drenovë të rrugës ekspres A1 dhe u krijua një tërësi prej 26 kilometrash rrugë ekspres në Korridorin 10d me të cilën shkurtohet koha e udhëtimit nga Gradsko në Prilep, Manastir, Resnjë dhe më tej.

"E lëshuam në përdorim rrugën ekspres Farish – Drenovë, në gjatësi prej 10.2 kilometra me vlerë prej gati 45 milionë euro – projekt që është investim i drejtpërdrejtë në zhvillimin, sigurinë dhe të ardhmen e këtij rajoni, të shtetit, të çdo qytetari. Kjo rrugë është me rëndësi jetike për Kavadarin, për Prilepin, për Manastirin, për Resnjën dhe për të gjitha komunat e Pellagonisë. Këto para, ashtu si në të kaluarën dhe sipas parimeve që kemi parë deri më tani, nuk përfunduan në xhepat e dikujt, nuk u zhdukën nëpër provizione, tenderë dhe marrëveshje fiktive. Por janë këtu, para jush. Në asfalt, në këtë aks, në vepra reale dhe të prekshme", theksoi kryeministri. 

Erdhi koha, tha ai, kur shteti nuk është bankomat për të fuqishmit, por motor i zhvillimit.

"Erdhi koha kur projektet nuk reklamohen në letër, por ndërtohen në terren. Erdhi koha kur paratë e qytetarëve - kthehen sërish tek qytetarët, përmes projekteve, rrugëve, shkollave, fabrikave. Maqedonia po ndërtohet – hap pas hapi, aks pas aksi, projekt pas projekti. Me punë të ndershme, politikë të përgjegjshme dhe partneritete ndërkombëtare – e ndryshojmë shtetin nga themeli", tha ai. 

Për më tepër theksoi se kjo rrugë, Farish - Drenovë,  nuk është vetëm një rrugë -  është edhe një mesazh.

Пуштена е во употреба делницата Фариш - Дреново од експресниот пат А1, дел од коридорот 10д, се скратува времето за патување. Од денеска,  отворена е за сообраќај и оваа делница. 

"Mesazh se mundemi ndryshe. Mesazh se nëse ka vullnet – gjithçka është e mundur. Dhe dëshmi se Maqedonia nuk do të mbetet përgjithmonë në ngecje, siç ishte shtatë vitet e fundit, por do të ecë fuqishëm drejt përparimit. Qytetarët kanë pritshmëri. Dhe ne nuk do t’i zhgënjejmë ato pritshmëri. Kur themi “Po i ndërtojmë themelet e ndryshimeve”, këto nuk janë vetëm fjalë boshe. Janë pikërisht projekte si ky. Janë shkollat që po i rinovojmë. Spitalet që po i rikonstruktojmë. Është ekonomia e re, industria e re, vendet e reja të punës që po i hapim. Dhe është koha e re – kohë përgjegjësie, koha e ndërtimit. Po vjen koha e Maqedonisë. Koha e një qeverie të ndershme, me vizion të qartë dhe me rezultate të dukshme dhe të matshme", theksoi kryeministri.

Ai u uroi fat të gjithëve, që aksi t'u shërbejë të gjithëve për shumë vjet. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR