• e premte, 03 maj 2024

Lënda "Organizatorët e 27 prillit" është kthyer në Gjykatën penale, seanca u anulua

Lënda

Shkup, 9 maj 2023 (MIA) - Gjykata penale e anuloi seancën për lëndën "Organizatorët e 27 prillit" për më 25 maj, pasi paraprakisht Gjykata e Apelit e ka hequr aktgjykimin me arsye se Gjykata penale ka kryer shkelje thelbësore, pasi pamjaftueshëm ka eleboruar pse i ka refuzuar për amnisti organizatorët e akuzuar për incidentet në Kuvend nga 27 prilli.

Seancën gjyqësore e ka udhëhequr gjykatësi Ilija Tërpkov, i cili të gjitha parashtresat dërguar tek ai, i ka dorëzuar tek Prokurori publik.

Prokurori tha se në numrin e përgjithshëm të parashtresave, tre kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit për amnisti, me ç'rast theksoi se lidhur me kërkesat nuk mund të pronocohet.

Gjykata Themelore Penale Shkup më 26 korrik 2021 i shqiptoi gjithsej 25 vite burgim katër të akuzuarve për rastin e njohur në opinion si "Organizatorët e 27 prillit" edhe atë gjashtë vite e gjysëm burgim për ish-spikerin e Kuvendit, Trajko Veljanoski, gjashtë vite e tre muaj burgim për ish-ministrin e Arsimit Spiro Ristovski dhe gjashtë vite e tre muaj burgim për ministrin e Transportit, Mile Janakieski, ndërsa ish-drejtorit të DZK Vlladimir Atanasovski gjashtë vite dënim me burg. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR