• e premte, 11 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kuzeska: Kryeministri Mickoski të reagojë në provat për dyshime për korrupsion të zëvendëskryeministrit Mexhiti

Kuzeska: Kryeministri Mickoski të reagojë në provat për dyshime për korrupsion të zëvendëskryeministrit Mexhiti

Shkup, 25 shkurt 2025 (MIA) - LSDM-ja sot në Qeveri ka dorëzuar dokumente për kryeministrin Hristijan Mickoski në lidhje me pretendimet e tyre për dyshime se ekziston korrupsion dhe parregullsi në punën e zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti.

"Ndjejmë përgjegjësi të reagojmë menjëherë pasi Mickoski publikisht bëri thirrje t'i dorëzohen dëshmi për dyshimet se ekziston korrupsion dhe parregullsi në punë. Ja dokumentet të cilat janë dorëzuar tek ne nga informatorët që janë në institucionet shtetërore me numra arkivor, vulë dhe nënshkrime. Këtu qartë është theksuar se Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar parregullsi në punë se Mexhiti i ka tejkaluar auorizimet e tij ligjore, personalisht duke nënshkruar të gjitha lëndët. A ka dashur në këtë mënyrë të vendosë kontroll dhe të ketë hapësirë për shantazhe ndaj firmave dhe qytetarëve", tha në deklaratën për mediat zëdhënësja e partisë, Bogdanka Kuzeska para se t'i dorëzojë dokumentet në Qeveri.

Në Ministrinë e Mjedisit Jetësor, shtoi ajo, sipas dokumenteve të bashkangjitura është vendosur sistem për nënshkrim dhe vendimmarje në kundërshtim me ligjet dhe procedurat administrative që jep dyshim për korrupsion dhe ryshfet. Nga partia presin që kryeministri sa më shpejtë t'i shqyrtojë dhe t'u bëjë thirrje institucioneve kompetente të reagojnë.

"Le t'i shikojë dokumentet dhe çfarë duhet të pasojë pas kësaj si obligim i kryeministrit që ai vetë ia ka dhënë vetes duke hyrë në rolin e prokurorit dhe gjyqtarit, le të njoftoj ai në opinion se ç'farë hapash do të ndërmarrë më tutje", tha Kuzeska në pyetjen nëse kërkojnë shkarkimin eventual të Mexhitit. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR