Kuvendi votoi Vendim për rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve të buxhetit
- – Kuvendi sot miratoi rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve të buxhetit me të cilat sigurohen dy milionë denarë për përgatitjen e zgjidhjes ideore dhe fillimin e aktiviteteve për ndërtimin e memorialit për të vdekurit në zjarrin në Koçan, 600 milionë denarë për projekte infrastrukturore dhe projekte kapitale për zhvillim të komunave dhe 24,3 milionë denarë për pagesën drejt shoqatave mbrojtëse në bazë të kthimit të kontributeve të paguara.
- Post By Fitore Curri
- 15:37, 18 qershor, 2025
Shkup, 18 qershor 2025 (MIA) – Kuvendi sot miratoi rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve të buxhetit me të cilat sigurohen dy milionë denarë për përgatitjen e zgjidhjes ideore dhe fillimin e aktiviteteve për ndërtimin e memorialit për të vdekurit në zjarrin në Koçan, 600 milionë denarë për projekte infrastrukturore dhe projekte kapitale për zhvillim të komunave dhe 24,3 milionë denarë për pagesën drejt shoqatave mbrojtëse në bazë të kthimit të kontributeve të paguara.

Vendimi për rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve të buxhetit të pushtetit qendror dhe ndërmjet fondeve për vitin 2025, ishte votuar me 68 vota “për”, katër “kundër” dhe pa të përmbajtur, paraprakisht mori mbështetjen edhe nga Komisioni amë për Financim dhe Buxhet dhe Komisioni Ligjvënës -Juridik.
Mjetet me vendim sigurohen me shkurtime nga Nënprogrami D5 i Qeverisë - Tërheqja e investimeve të huaja direkte dhe zhvillimi i zonës së lirë ekonomike, ku Zëri 464 - Transferta të ndryshme zvogëlohet me 585.601.000 denarë dhe nga Nënprogrami 60 i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës - Zhvillimi i politikave në fushën e së drejtës së punës, mbrojtjes sociale dhe punësimit, Zëri 464 - Transferta të ndryshme me 242.264.000 denarë. Në llogari nuk rriten mjetet në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, në Nënprogramin 50 – Kompensime për mbrojtja sociale, Zëri 464 - Transferime të ndryshme për 242.264.000 denarë, në Nënprogramin AA - Projekte infrastrukturore në komuna, Zëri 488 - Donacione kapitale për NJVL për 100.000.000 denarë, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në Nënprogramin AA - Projekte Infrastrukturore në komuna, Zëri 488 - Donacione kapitale për NJVL për 361.185.000 denarë, në Ministrinë e Sportit, në Nënprogramin AA - Projekte infrastrukturore në komuna, Zëri 488 - Donacione kapitale për NJVL për 62.416.000 denarë, Financimi i aktiviteteve në fushën e kulturës, në Nënprogramin AA - Projekte infrastrukturore në komuna, Zëri 488 - Donacione kapitale për NJVL për 60.000.000 denarë, si dhe në Nënprogramin 50 Mbrojtja e trashëgimisë kulturore, zëri 482 Objekte të tjera ndërtimi për 2.000.000 denarë.
Para se të votohet rendi i ditës, deputetët dy herë ishin në pushim nga një orë, me kërkesë të deputetëve Sashko Jançev nga E majta dhe Arbana Pasholli, zëvendës koordinatore e GP të Frontit Evropian. Jançev kërkoi pushim sepse sekretari i përgjithshëm i Kuvendit ende nuk është përgjigjur në kërkesën e deputetes Jovana Mojsoska nga E majta për marrjen e informacionit për vlerën e shpenzimeve të rrugës dhe qirasë që u është paguar disa deputetëve. Pasholli, bëri të ditur, se mbledhja ishte caktuar vonë për çka kërkoi një orë pushim që deputetët të njoftohen me materialet e rendit të ditës. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s