• e premte, 05 dhjetor 2025

Kuvendi votoi formimin e Komisionit anketues për të përcaktuar rrethanat e veprimit të institucioneve në lidhje me tragjeditë dhe aksidentet

Kuvendi votoi formimin e Komisionit anketues për të përcaktuar rrethanat e veprimit të institucioneve në lidhje me tragjeditë dhe aksidentet

Shkup, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Me 84 vota "për" pa abstenime dhe "kundër", Kuvendi sot në kuadër të seancës së 72-të plenare solli vendim për formimin e Komisionit anketues për të përcaktuar rrethanat e veprimeve të institucioneve në lidhje me tragjeditë dhe fatkeqësitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Komisioni anketues është formuar me propozim të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, ZNAM-it dhe VLEN-it dhe do të fokusohet në tragjeditë në Koçan, Spitalin modular, Durmo tursin dhe Llaskarcën.

Kuvendi nuk e pranoi iniciativën për Komision anketues për ngjarjet në Koçan iniciuar nga LSDM, E Majta dhe BDI, për të cilën votuan vetëm 28 deputetë. Në seancë është sjell vendim edhe për thirrje për zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Millososki, shpjegoi se Komisioni anketues për përcaktimin e rrethanave në veprimin e institucioneve në lidhje me tragjeditë dhe fatkeqësitë ka për qëllim të përcaktojë të gjitha lëshimet në tragjeditë e periudhës së kaluar që rezultuan me viktima në njerëz, me ç'rast gjetjet do t'i dërgohen më tej Qeverisë dhe Prokurorisë publike për të përcaktuar nëse ka përgjegjësi politike dhe penale.

"Ky Komision anketues po ngrihet për shkak të seriozitetit të pasojave të tragjedive që kanë ndodhur vitet e fundit, fatkeqësisë në diskotekën në Koçan, aksidentit me Besa transin, Spitalin modular në Tetovë dhe aksidentin me Durmo tursin pranë Llaskarcës. Qëllimi i një Komisioni të tillë anketues është të shqyrtojë të gjitha mangësitë dhe besoj se këto tragjedi që njerëz të pafajshëm i paguan me jetë njerëzore, kanë një emër të përbashkët në të katër aksidente tragjike: një gërshetim të mangësive të shumë institucioneve, mosfunksionimit të një pjese të mirë të sistemit dhe drejtuesve të institucioneve të caktuara që krijuan një kurth të rrezikshëm për katër aksidentet në të cilin për fat të keq, patëm një humbje të pariparueshme prej 138 jetë njerëzish. Qëllimi është gjithashtu që çdo gjetje që do të merret t'i dërgohet Qeverisë dhe Prokurorisë publike të cilat mund të ndihmojnë në gjetjen e përgjegjësisë politike dhe përgjegjësisë penale", ka thënë Milloshoski.

Milloshoski i bëri thirrje deputetit dhe kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, që ta mbështesë këtë Komision anketues i cili do të shqyrtojë të gjitha ngjarjet e tjera tragjike, përveç atyre aktuale.

Oliver Spasovski, madje shpjegoi nevojën për të formuar një Propozim- vendim për themelimin e një Komisioni anketues për ngjarjen tragjike në Koçan, mars 2025. Tha se kjo nuk është vetëm një kërkesë nga prindërit e 64 personave që humbën jetën në zjarrin në "Puls", por edhe nga shumica e qytetarëve. Ky Komision anketues, shtoi koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, duhet të përcaktojë kronologjinë, rrethanat, përgjegjësinë e institucioneve dhe dështimet mbikëqyrëse, shkeljet e dispozitave ligjore dhe kushtetuese...

Kuvendi nesër do të vazhdojë me mbledhjen e 72-të.

Foto: VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR