• e premte, 05 dhjetor 2025

Kuvendi sonte miratoi ndryshimet ligjore për rritje lineare të pensioneve për 2.000 denarë

Kuvendi sonte miratoi ndryshimet ligjore për rritje lineare të pensioneve për 2.000 denarë

Shkup, 24 korrik 2025 (MIA) - Sonte, në kuadër të seancës së 63-të, Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për pensione dhe sigurim invalidor me 79 vota "për" dhe asnjë "kundër" ose "abstenim", të cilat do të mundësojnë rritje lineare të pensioneve për 2.000 denarë.

Siç tregohet në ligj, të gjitha llojet e pensioneve të paguara në vend, më 1 shtator të viti 2025 dhe 1 mars të vitit 2026, harmonizohen në atë mënyrë që shuma totale mujore e fituar nga përqindja për rritjen e pensioneve e llogaritur si shuma prej 50 për qind e rritjes së indeksit të shpenzimeve të jetesës dhe 50 përqind të rritjes së pagës mesatare të paguar për të gjithë të punësuarit në gjysmën e parë të vitit krahasuar me gjysmën tjetër që i paraprin atij, të publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës, pjesëtohet me numrin e përgjithshëm të përfituesve të pensioneve që kanë ushtruar të drejtën për pension deri më 31 gusht 2025, ose më 28 shkurt 2026. Pensionet do të rriten për 2.000 denarë.

Ndryshimet në Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor përcaktojnë që vendi i paraqitjes së kërkesës për ushtrimin e të drejtës për sigurim pensional dhe invalidor të jetë vendi i banimit të personit të siguruar dhe sigurojnë harmonizimin e duhur të pensioneve.

Plotësisht në zgjidhjen ligjore është parashikuar vendimi për kontestin administrativ të miratohet në afat prej 30 ditësh, që do të thotë procedurë efikase dhe efektive në realizimin e këtyre të drejtave. sa/

foto: Printskrin nga video

QËNDRONI TË LIDHUR