• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Kuvendi në pushim, debati vazhdon në ora 19:30

Kuvendi në pushim, debati vazhdon në ora 19:30

Shkup, 28 shkurt 2023 (MIA) - Në Kuvend ka pauzë, pas së cilës në orën 19:30 vazhdon debati për shkarkimin e zëvendësministrave të Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Arsimit.

Gjatë seancës së sotme opozita vlerësoi se rikonstruimi ka qenë i motivuar nga interesa të ngushta partiake.

Deputeti Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE theksoi se kjo shumicë parlamentare është e gatshme t'i shkarkojë deputetët dhe t'i zëvendësojë me persona të cilët, siç tha ai, kanë dorëzuar biografi të papërkthyera. Ai tha se për zëvendësministër të Arsimit propozohet një person që nga inspektori i arsimit ka konstatuar se ka diplomë të kontestueshme.

"Ata duhet të votojnë për një person për të cilin inspektori arsimor ka konstatuar se ka diplomë të kontestueshme, pra një person që më 27 prill ka mbajtur postin më përgjegjës në MPB si ministër, e nuk ka bërë asgjë për të parandaluar dhunën. Personi që ju propozoni për zëvendës në Ministrinë e të Arsimit, në atë kohë ka qerë më së larti në kierarkinë e MPB-së dhe një person i cili nuk është thirrur fare në përgjegjësi", tha Kovaçki.

Sipas deputetes Velika Stojkova Serafimovska, ajo që thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk përputhet me realitetin.

"Ministrat e rinj dhe tani zëvendësministrat që propozoni ju nuk janë aspak të përshtatshëm për këtë post. A do ta zgjidhnin problemin me tekstet ndryshimet që bëni? Çdo vit ndërroni zyrtarë në këtë fushë dhe sigurisht që problemet do të jenë të vështira për t'u zgjidhur. Në arsim është krijuar vetëm kaos", tha Serafimovska.

Mbrëmë janë zgjedhur katër ministrat e rinj – Krenar Lloga i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti i Shëndetësisë, Azir Aliu i Shoqëri Informative dhe Administratës, si dhe Kaja Shukova e Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR