• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kuvendi miratoi ligje për huamarrje me kredi nga institucionet ndërkombëtare

Kuvendi miratoi ligje për huamarrje me kredi nga institucionet ndërkombëtare

Shkup, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Deputetët në kuadër të vazhdimit të sotëm të seancës së 136-të e votuan Propozim-ligjin për huamarrje me kredi nga Fondi Ndërkombëtar për Zhvillim të Organizatës  së vendeve eksportuese të naftës sipas Marrëveshjes për hua për Programin e qëndrueshmërisë dhe rezistencës, me procedurë të shkurtuar.

Siç qëndron në arsyetimin e Propozim-ligjit të publikuar në ueb faqen e Kuvendit, vlera e përgjithshme e huasë së Fondit Ndërkombëtar për Zhvillim të OPEK, arrin 50.000.000 euro. Afati i pagesës është 10 vjet, me grejs periudhë të përfshirë prej dy vitesh. Norma e interesit është EURIBOR gjashtëmujore e rritur për margjinat prej 1,7 për qind. Huaja do të paguhet në 16 këste gjysmëvjetore të cilat mbërrijnë për pagesë  më 15 janar dhe 15 korrik, duke filluar nga 15-të janari i vitit 2026.

"Republika e Maqedonisë së Veriut do t'i paguajnë Fondit Ndërkombëtar për Zhvillim OPEK provizion të njëfishtë në vlerë prej 0,25 për qind nga vlera e huasë. Ky provizion për këtë hua arrin 125.000 euro dhe do të paguhet në mënyrë të njëfishtë nga mjetet e huasë. Republika e Maqedonisë së Veriut do t'i paguajë Fondit për Zhvillim Ndërkombëtar OPEK provizion në vlerë prej 0,25 për qind nga pjesa e pakthyeshme e huasë në nivel vjetor", qëndron në kumtesë.

Në kuadër të seancës së 131-të deputetët i miratuan edhe Propozim-ligjin për detyrim me kredi te Banka Kreditore për Rindërtim (KfV) dhe Propozim ligjin për detyrim me kredi te Banka Evropiane sipas marrëveshjes për hua për përkrahje makro-financiare", të dyja me procedurë të shkurtuar.

Vlera e përgjithshme e huasë nga KfV është 90.000.000 dhe ajo do të tërhiqet në një transhë. Afati për pagesë është 12 vjet e pesë muaj, me grejs periudhë të përfshirë prej tri vitesh. Norma e interesit do të konfirmohet për transhën e huasë gjatë tërheqjes së saj.

"Republika e Maqedonisë së Veriut do t'i paguajë Bankës Kreditore për Rindërtim - KfV provizion të njëfishtë në shumë prej 0,5 për qind të shumës së huasë. Republika e Maqedonisë së Veriut do t'i paguajë Bankës Kreditore për Rindërtim - KfV provizion në vlerë prej 0,25 për qind të pjesës së patërhequr të huasë", thuhet në sqarimin e Projektligjit.

Vlera totale e huasë nga mbështetja makrofinanciare (MMF) është 100 milionë euro, e cila do të realizohet përmes dy transhave, secila në vlerë prej 50 milionë eurosh, për një periudhë dyvjeçare.

Deputetët vazhdojnë me punë në orën 16:30. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR