• e enjte, 21 nëntor 2024

Kuvendi miratoi disa ligje në procedurë të shkurtuar

Kuvendi miratoi disa ligje në procedurë të shkurtuar

Shkup, 13 nëntor 2024 (MIA) - Deputetët në kuadër të vazhdimit të seancës së 19-të plenare miratuan gjithsej 10 ligje në procedurë të shkurtuar. 

Shumica e ligjeve u miratuan në sferën e arsimit.

Deputetët dhanë mbështetje që të miratohen në procedurë të shkurtuar ndryshimet dhe plotësimet në ligjet në vijim - Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për tokën ndërtimore, Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për veprimtarinë inovative, Propozimi i Ligjit për ndryshimin e Ligjit për veprimtari hetimore-shkencore, Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për trajnim dhe provim për drejtor të shkollës fillore, të mesme, konvikt dhe universitetin e hapur civil për mësim gjatë gjithë jetës, Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për standardet e nxënësve, Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për standardet e studentëve, Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për Agjencinë kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet, Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrin qendror, Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për strategjinë zhvillimore kombëtare dhe Propozimi i ligjit për plotësimin e Ligjit për tokën ndërtimore.

Kanë mbetur edhe dy pika nga rendi i ditës së kësaj seance për [ka deputetët duhet të diskutojnë dhe votojnë - Plani financiar i Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve pensionale me financim kapital për vitin 2025 dhe Propozimin e vendimit për pëlqimin e Vendimit për shumën e tarifës mujore nga Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimit pensional të financuar nga kompanitë pensionale për vitin 2025. qa/

Foto: Printskrin nga video

 

QËNDRONI TË LIDHUR