• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kuvendi i zgjodhi zëvendësministrat e Qeverisë

Kuvendi i zgjodhi zëvendësministrat e Qeverisë

Shkup, 23 korrik 2024 (MIA) - Me 76 vota "pro" dhe 16 "kundër" dhe pa asnjë abstenim, sonte në Kuvend, në suaza të seancës së 11-të, janë zgjedhur zëvendësministrat në Qeveri, të cilët pas zgjedhjes do të japin deklaratë solemne.

Zëvendësministër i mbrojtjes është zgjedhur Elfete Ismaili, ekonomiste e diplomuar. Përvojën e saj të punës e filloi në Fondin për rrugët magjistrale dhe rajonale. Nga viti 2006 deri në vitin 2008 ishte drejtoreshë e Postës GCPC Shkupi 2, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2019 ishte e punësuar në SHA "Posta e Maqedonisë" si bashkëpunëtore e marketingut. Nga viti 2019 deri në vitin 2024 ishte Shoqëruese e personit të udhëzuar në Delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Bruksel, Mbretërinë e Belgjikës.

Zëvendësministër i Punëve të Brendshme është zgjedhur Astrit Iseili, i cili e ka kryer Fakultetin e Edukatës Fizike, Sportit dhe Shëndetit, ndërsa mori titullin Doktor i Shkencave në Kinesiologji. Aktualisht është profesor me korrespodencë në Universitetin e Tetovës dhe në Fakultetin e Shkencave Bioteknike në Manastir.

Zëvendësministër i Drejtësisë është zgjedhur Alen Dereban, master në Drejtësi në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, me provim të përfunduar të jurisprudencës. Që nga viti 2014 ai ka zyrën e tij të avokatit, e për dy mandate ka qenë këshilltar në Këshillin e Komunës së Strugës.

Zëvendësministër i Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive është zgjedhur Nexhdet Mustafa, profesor i diplomuar i filozofisë. Nga viti 1996 deri në vitin 2002 ka qenë Kryetar i Komunës së Shuto Orizarës. Më pas ka qenë pjesë e Kuvendit të Maqedonisë si deputet, e nga viti 2006 deri në vitin 2017 u emërua ministër pa portofol – Koordinator kombëtar i Dekadës dhe Strategjisë së romëve.

Zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme është zgjedhur Zoran Dimitrovski, magjistër i shkencave politike me përvojë shumë vjeçare në media, si kryeredaktor përgjegjës. Nga viti 2020 deri në vitin 2023, Dimitrievski u zgjodh zëvendësministër i vetëqeverisjes lokale.

Zëvendësministër i Çështjeve Evropiane u zgjodh Viktoria Trajkov e diplomuar në Universitetin "Shën. Kliment i Ohrit" - Manastir, dhe është doktor i shkencave ekonomike. Nga viti 2010 është e punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ndërsa nga viti 2019 është zgjedhur docent në Universitetin në Shkup.

Zëvendësministër i Financave është zgjedhur Nikollçe Jankullovski - doktor i shkencave ekonomike, dhe aktualisht është profesor i rregullt në Katedrën e agro-ekonomisë në Universitetin Sh. Klimenti i Ohrit" në Manastir. Ka botuar disa publikime vendore dhe ndërkombëtare.

Zëvendësministër i Ekonomisë dhe Punës është zgjedhur Marjan Risteski - ekonomist i diplomuar, nga viti 2005 deri në vitin 2017 ka qenë kryetar i Komunës së Prilepit. Ai ka marrë disa njohje ndërkombëtare dhe vendore.

Zëvendësministër i Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale është zgjedhur Mirosllav Labudoviq, magjistër në inxhinieri elektroteknikë dhe teknologji informatike. Që nga viti 2022, ai ka qenë menaxher i inxhinierisë në Korporatën Telamon.

Zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave është zgjedhur Flakron Bexheti, profesor i shkencave politike në Universitetin Nënë Tereza në Shkup. Ka përvojë pune shumëvjeçare në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor. Ka qenë sekretar shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe aktualisht është udhëheqës i Njësisë së parashtresave dhe propozimeve, Sektori juridik.

Zëvendësministër i Shëndetësisë është zgjedhur Jovica Andovski, ekonomist i diplomuar, prej vitit 2011 deri në vitin 2017 ishte zëvendësminsitër i Shëndetësisë. Ishte u.d. drejtor u Sekretariatit të rrjetit shëndetësor të Evropës Juglindore, si dhe koordinues nacional i SEEHN.

Zëvendësministër i  Arsimit dhe Shkencës zgjedhet Lulzim Aliu, doktor i shkencave filologjike. Është profesor i rregullt në lëndën Metodologjia e mësimdhënies së gjuhës shqipe, letërsia për fëmijë në Fakultetin Pedagogjik “Shën Klimenti i Ohrit” Shkup në Universitetin “Sh. Qirili dhe Metodi” - Shkup. Nga viti 2023 deri në vitin 2024 ka qenë prodekan.

Zëvendësministër i Politikës Sociale, Dmeografisë dhe Të rinjve është zgjedhur Gjoko Vellkovski, ekonomist i diplomaur me përvojë shumëvjeçare të punës në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ishte sekretar i Qytetit të Shkupit, ndërsa në qeverinë e fundit teknike ishte minsitër teknik i Punës dhe Politikës Sociale. Prej vitit 2013 deri në vitin 2024 ishte këshilltar në Këshillin e Komunës së Çairit.

Zëvendësministër i Vetëqeverisjes Lokale është zgjehdur Erxhan Selimi, magjistër i shkencave politike. Nga viti 2009 deri në vitin 2014 ka qenë këshilltar në kabinetin e ministrit pa portofol. Nga viti 2014 deri në vitin 2024 ai ishte nëpunës shtetëror në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë, e nga viti 2017 deri në vitin 2024 ishte këshilltar në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

Zëvendësminsitër i Kulturës dhe Turizmit është zgjedhur Sedat Sulejmani i cili ka kryer Teologji pedagogjike në Universitetin Ulludag - Bursa në Turqi. Ka qenë zëvendësministër i Kulturës, ndërsa që nga viti 2023 ka qenë i punësuar në Komunën e Tetovës si këshilltar për mbështetje profesionale administrative në inspektoratin komunal.

Zëvendësministër i Transformimit Digjital është zgjedhur Radoslav Nastasijeviq Varxhiski. Nastasijeviq Varxhiski është magjistër i shkencave ekonomike – dega menaxhim marketingu, ndërsa që nga viti 2019 punon në Komunën e Kumanovës.

Zëvendësministër i Administratës Publike është zgjehdur Llaze Jaqimoski, profesor i asociuar në Fakultetin Juridik – Kërçovë, Sr. Kliment i Ohrit” në Manastir. Ka botuar disa publikime vendore dhe ndërkombëtare.

Zëvendësministre e Transportit dhe Lidhjeve është zgjedhur Kaltrina Zekolli Shaqiri. Zekolli Shaqiri është doktore e shkencave. Nga viti 2016 deri në vitin 2023 ajo ishte profesoreshë në Universitetin Nënë Tereza, Fakulteti i Shkencave Sociale, e nga viti 2023 deri në vitin 2024 ajo u zgjodh u.d. dekane.

Zëvendësministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është zgjedhur Ane Llashkoska. Lashkoska u diplomua në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore në Shkup dhe mori titullin inxhinier në kimi. Lashkovska ishte anëtare e Parlamentit për shumë vite.

Zëvendësministre e Sportit është zgjedhur Safije Sadiki Shaini. Sadiki Shaini është inxhiniere në Informatikë në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku nga viti 2012-2019 ka qenë asistente në informatikë me korrespodencë. Ajo ka qenë deputete në përbërjen parlamentare nga viti 2020 deri në vitin 2024. Që nga viti 2020, ajo ka qenë Asistente Profesoreshë e Informatikës në Universitetin Nënë Tereza. sa/ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR