• e shtunë, 14 dhjetor 2024

Kuvendi i studentëve pranë USHCM-së kërkon takim me ministrin Nikolloski për problemin me transportin ndërurban

Kuvendi i studentëve pranë USHCM-së kërkon takim me ministrin Nikolloski për problemin me transportin ndërurban

Shkup, 29 gusht 2024 (MIA) - Kuvendi studentor pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup sot kumtoi se kanë dorëzuar edhe dy kërkesa deri te Qeveria në lidhje me përpjekjet e tyre për përmirësimin e standardit të studentëve dhe se po kërkojnë takim me ministrin e Transportit, Aleksandar Nikolloski.

"Kuvendi universitar studentor pranë Universitetit 'Shën Cirili dhe Metodi' në Shkup, po lufton për të përmirësuar jetën e studentëve të shumtë në vendin tonë, ndërsa një nga hapat kryesor është presioni ndaj autoriteteve shtetërore për të përmbushur premtimet prej vitesh. Kundrejt kërkesave të mëparshme për të cilat ju kemi informuar, sapo kemi dorëzuar edhe dy të reja, dhe atë: Kërkesë për takim me Aleksandar Nikolloskin ministrin aktual të Transportit dhe Lidhjeve, gjegjësisht paraqitjen e propozimeve për aktivitete të përbashkëta me qëllim përmirësimin e kushteve për transportin, gjegjësisht transportin ndërurban i cili gjatë pandemisë Kovid-19 çmimet u rritën në mënyrë të pakontrolluar, ndërsa ato mbeten edhe sot e kësaj dite - dhe figurojnë si një tjetër shpenzim i lartë shtesë për trupin studentor, shumica e të cilëve studion dhe jeton jashtë vendit të lindjes", theksojnë nga organizata studentore.

Kërkesa e dytë, siç theksojnë i referohet përmbushjes përfundimtare të masës së premtuar për vauçerin e turizmit.

"Kjo masë është premtuar deri në fund të vitit 2023 dhe për të janë paraparë 64 milionë denarë, ndërsa ende nuk është realizuar. Apeluam që kjo të ndodhë sa më shpejt", qëndron në kumtesën e kuvendit studentor panë USHCM.

Në dhjetor të vitit të kaluar, ministri i Ekonomisë në qeverisjen e kaluar, Kreshnik Bekteshi, në një takim me studentët kishte paralajmëruar masë të re për vauçerë për studentët e cila kishte për qëllim edhe nxitjen e turizmit të brendshëm, për të cilin ishin ndarë 64 milionë denarë. Me masën fillimisht ishte paraparë të mbulohej rreth tre deri në katër mijë studentë nga universitetet shtetërore, ndërsa vlera e vauçerit duhet të sillet nga 300 deri në 400 euro për student. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR