• e mërkurë, 22 janar 2025

Kuvendi i solli ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve

Kuvendi i solli ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve

Shkup, 21 janar 2025 (MIA) - Kuvendi në pjesën e pasdites të mbledhjes së 31-të e miratoi Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, në lexim të tretë, pasi që paraprakisht u votua amandamenti i fundit nga gjashtë të parashtruarit, nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM.

Pa diskutim përfundoi debati i prëgjithshëm rreth Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe dhuna famiëjare dhe Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, të dy në lexim të parë, me konkludim se janë të pranueshëm të dërgohen në lexim të dytë dhe në Komisionin për mundësi të barabarta dhe komisionin ligjdhënës-juridik.

Kuvendi pasdite i miratoi Planin e aksionit të Agjencisë për supervizion të sigurimeve për vitin 2025, Propozim-vendimin për dhënien e pëlqimit për Propozimin e Programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për aviacion civil për vitin 2025, në lexim të dytë, Propozim-vendimi për dhënie të pëlqimit për Propozimin e Planit vjetor financiar të Agjencisë për aviacion civil për vitin 2025, në lexim të dytë dhe për votimin e tyre deputetët do të njoftohen plotësisht.

Plotësisht do të votohet edhe për Planin financiar për ndryshim të Planit financiar të Ndërmarrjes publike radiodifuzive Radio televizioni i Maqedonisë për vitin 2024 me plotësim dhe ridedikim të mjeteve, si dhe për Planin financiar për ndryshim të Planit financiar të Ndërmarrjes publike radiodifuzive Radio televizioni i Maqedonisë për vitin 2025 me plotësim dhe ridedikim të mjeteve.

Lidhur me Planin financiar për RTM për vitin 2024 reagoi deputeti Mitko Trajçulevski nga LSDM duke thënë se po punohet për vitin tashmë të kaluar buxhetor dhe po shkilet ligji.

"Vendimi i këtillë i sjellur për dhënie të pëlqimit për vitin tashmë të kaluar është shkelje e ligjit. Vetë vendimi do të ishte kotnestues dhe nëse kontestohet, mund të shkaktojë pasoja të tjera negative", tha Trajçulevski.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska e ndërpreu mbledhjen e 31-të dhe vazhdimin e caktoi për nesër në orën 13:00. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR