Kuvendi i Kroacisë do të debatojë për shkarkimin e kryeministrit Plenkoviq
- - Kuvendi kroat sot do të diskutojë për shkarkimin e kryeministrit Andrej Plenkoviq me propozimin e 33 deputetëve të opozitës, të cilët si arsye përmendën skandalet korruptive, moszbatimin e reformës në shëndetësi dhe rindërtimin në kohë pas tërmetit.
- Post By Fitore Curri
- 08:29, 23 shkurt, 2023

Zagreb, 23 shkurt 2023 (MIA) - Kuvendi kroat sot do të diskutojë për shkarkimin e kryeministrit Andrej Plenkoviq me propozimin e 33 deputetëve të opozitës, të cilët si arsye përmendën skandalet korruptive, moszbatimin e reformës në shëndetësi dhe rindërtimin në kohë pas tërmetit.
Propozimi për ngritjen e çështjes për votëbesim për herë të parë debatohet në Parlament që kur Plenkoviqi e mori funksionin e kryeministrit në tetor të vitit 2016.
Opozita gjatë viteve të kaluara nuk pati sukses të shkarkojë gjithë qeverinë dhe një numër të madh të ministrave, por asnjëherë kryeministrin. fc/