Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar as në seancën e 50-të
- Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot në vazhdimin e 50-të të seancës konstituive, nuk arritën të sigurojnë zgjedhjen e një komisioni për votim të fshehtë për kryetarin e Parlamentit.
Prishtinë, 21 korrik 2025 (MIA) - Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot në vazhdimin e 50-të të seancës konstituive, nuk arritën të sigurojnë zgjedhjen e një komisioni për votim të fshehtë për kryetarin e Parlamentit.
Nga 104 deputetë të pranishëm, për zgjedhje të komisionit votuan 53 deputetë, njoftoi Beta.
Kryesuesi, Avni Dehari, kërkoi nga partitë që ishin në opozitë në përbërjen e mëparshme të propozojnë emra të kandidatëve për komisionin që do të zhvillojë procesin e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, tha se Dehari po “keqpërdor” të drejtën e tij për të kryesuar me seancën, ndërsa deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, kërkoi nga shërbim parlamentar të fikë mikrofonin.
Dehari tha se nuk lejohet diskutim dhe se deputetët kanë të drejtë vetëm të propozojnë emra për komisionin për të zbatuar procesin e votimit të fshehtë.
As sot, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, LDK-së, Listës Serbe dhe koalicionit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate (NISMA) nuk morën pjesë në propozimin dhe votimin për komisionin zgjedhor.
Dehari e paralajmëroi vazhdimin e seancës për të mërkurën, 23 korrik. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s