• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kuvendi i Kosovës do ta shqyrtojë draft-rezolutën për raportin e Departamentit të shtetit

Kuvendi i Kosovës do ta shqyrtojë draft-rezolutën për raportin e Departamentit të shtetit

Prishtinë, 2 maj 2024 (MIA) - Kuvendi i Kosovës sot me propozim të opozitës do ta shqyrtojë draft-rezolutën që i referohet gjetjeve nga raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për situatën në Kosovë.

Opozita dhe qeveria kanë vlerësime të ndryshme për këtë raport, ndërsa deputetët nga Vetëvendosja në pushtet tashmë paralajmëruan se nuk do të votojnë për rezolutën e propozuar.

Në rend të ditës të seancës së sotme që duhet të fillojë në ora 11 do të ketë 22 pikë.

Siç më herë vlerësoi Instituti demokratik i Kosovës, parlamenti përballet me mungesë kronike të kuorumit, për të cilin shkak disa pika të caktuar nuk miratohen me muaj, njoftoi Beta. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR