• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kuvendi i Kosovës do të debatojë për ratifikimin e disa marrëveshjeve me BE-në

Kuvendi i Kosovës do të debatojë për ratifikimin e disa marrëveshjeve me BE-në

Prishtinë, 16 maj 2024 (MIA) - Parlamenti i Kosovës sot përsëri do të debatojë për ratifikimin e disa marrëveshjeve pas refuzimit disajavor të opozitës të votojë për to.

Mundësinë për ratifikim të marrëvehsjes dje e paralajmëroi kandidati për kryeministër të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ndërsa deputetët nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) paraprakisht paralajmëruan gatishmëri që të votojnë për ato marrëveshje.

Ndryshimi i qëndrimit të PDK-së të votojë për marrëvehsjet vjen pas takimit të liderit të partisë, Memli Krasniqi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të hënën.

Pritet të ratifikohet marrëveshja mes Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze dhe marrëveshjes mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje në programin për treg të vetëm.

Pritet edhe ratifikimi i marrëveshjes për financim mes Kosovës dhe Asociacionit ndërkombëtar për zhvillim për "Projektin për përforcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve", marrëveshjes për sigurim social me Holandën dhe marrëveshjes me Qeverinë e Zvicrës për projektin "Qëndrueshmëra klimatike në sektorin e ujërave në Kosovë".

Në rend të ditës është edhe ratifikimi i marrëveshjes për financimin mes Korporatës energjetike të Kosovës (KEK) dhe Bankës gjermane për zhvillim (KFW) për programin për energji solare, marrëveshjen për pjesëmarrje të Kosovës në programin e Bashkimit Evropian "Evropa digjitale për periudhën 2021-2027" dhe marrëvehsjen për pjesëmarrje të Kosovës në programin "Qytetarë të BE-së, barazi, të drejta dhe vlera".  

Deputetët duhet t'i ratifikojnë edhe ndryshimet e marrëveshjes financiare të programit të BE-së "IPA 2015", marrëveshjen për bashkëfinancim të projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR