• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kuvendi e shqyrtoi raportin vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2022

Kuvendi e shqyrtoi raportin vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2022

Shkup, 15 nëntor 2023 (MIA) - Kuvendi në suaza të pjesës së pasdites nga puna e sotme për rendin e ditës të seancës së 120-të e shqyrtoi Raportin vjetor për revizionet e kryera dhe punën e Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR) për vitin 2022, kur janë kryer gjithsej 188 revizione, janë dhënë 223 raporte të revizionit me 1242 gjendje të konfirmuara dhe 775 rekomandime të dhëna  të cilat pjesërisht respektohen. Votimi do të caktohet plotësisht.

Në debat u përfshinë vetëm deputetët e opozitës të cilët si pohuese e vlerësuan raportin e ESHR-së dhe theksuan se në tërësi pajtohen me vërejtjet në të. Raporti, sipas tyre, konfirmon se kemi shtet jofunksional.

"Enti Shtetëror i Revizionit e kryen punën e tij me profesionalizëm dhe institucionet në masë të madhe nuk u përgjigjen rekomandimeve të ESHR-së. Duhet të aktivizohet alarmi që raportet gjithmonë të merren parasysh dhe të veprohet sipas rekomandimeve të dhëna, sepse vetëm kështu mund të tejkalohen dobësitë në operim", tha Aleksandar Veljanovski nga VMRO-DPMNE.

Bashkëpartiaku i tij Zdravko Trajanov tha se nevojiten diagnostifikime të mira për të përmirësuar gjendjen në një vend.

Ane Lashkoska nga VMRO-DPMNE tha se ky institucion është ndoshta pika e vetme e ndritur në vend dhe mund të tregojë se si duhet të funksionojë një institucion shtetëror. Në të shtoi ajo, punojnë profesionistë që e dinë punën e tyre. sa/

Foto: Prints

 

QËNDRONI TË LIDHUR