• e martë, 26 nëntor 2024

Kuvendi e pranoi propozimin për rikonstruim të Qeverisë dhe duhet të caktojë mbledhje

Kuvendi e pranoi propozimin për rikonstruim të Qeverisë dhe duhet të caktojë mbledhje

Shkup, 11 shkurt 2023 (MIA) - Nga Kuvendi konfirmuan se në arkivin e tyre është pranuar Propozimi për rionstruim të Qeverisë, dërguar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

"Kryeministri e dorëzoi propozimin për rikonstruim të Qeverisë dhe i njejti është pranuar nga arkivi ynë. Cilën ditë do të jetë mbledhja, përkatësisht kur kryetari i Kuvendit do ta thirrë, do të informojmë potësisht", thonë nga shërbimi qeveritar për shtyp.

Propozimi për rikonstruim të kabinetit qeveritar është për katër ministra dhe pesë zëvendësministra, ndërsa pasoi pas negociatave për inkuadrim të Aleancës për shqiptarët (ASH) në shumicën qeveritare.

Krenar Lloga është propozuar ministër i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti i Shëndetësisë, Azir Aliu i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, që të tre nga radhët e ASH-së, përderisa ministre e re e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është propozuar Kaja Shukova nga LSDM, në vendin e ministrit të deritnaishëm, Naser Nuredini nga BDI.

Lloga vjen në vendin e Nikolla Tupançevskit, resor me të cilin deri më tani udhëhoqi LSDM, Mexhiti në vendin e Bekim Sali nga Alternativa, ndërsa Aliu në vendin e Admirim Alitit, gjithashtu nga Alternativa. Shukova do të duhet ta zëvendësojë Naser Nuredinin nga BDI. 

Me rikonstruimin janë përfshirë edhe zëvendësministra në peës ministri, të mbrojtjes, të Drejtësisë, të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave,  Arsimit dhe Shkencës dhe Shëndetësisë. Janë propozuar zëvendësministra në Ministrinë e Mbrojtjes - Tiron Jajaga nga ASH, ndërsa nga radhët e kësaj partie është edhe Vjollca Berisha për vendin e zëvendëses në Ministrinë e Bujqësisë, pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Propozimi i Kovaçevskit për zëvend[sministër në Ministrinë e Drejtësisë është Viktoria Avramovslka-Madiq nga LSDM, për në Ministrinë e Shëndetësisë Maja Manoleva, ndërsa në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës - Agim Nuhiu nga BDI.

Partneri i koalicionit Alternativa, i cili kryeson me ministrinë e Shëndetësisë dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, për nesër paralajmëroi mbledhje të Kryesisë ku do të vendosë për veprim të mëtutjeshëm. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR