• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Kuvendi e përfundoi debatin e përgjithshëm rreth rendit të ditës të mbledhjes së 59-të, do të votohet plotësisht

Kuvendi e përfundoi debatin e përgjithshëm rreth rendit të ditës të mbledhjes së 59-të, do të votohet plotësisht

Shkup, 9 korrik 2025 (MIA) - Pa diskutim dhe fjalë të paraqitur në Kuvend përfundoi debati i përjithshëm rreth pikave të mbledhjes së 59-të.

Siç tha nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska, e cila e kryesoi mbledhjen e sotme, deputetët do të njoftohen plotësisht për votimin rreth pikave të rendit të ditës.

Për shkak se disa herë gjatë ditës ishin kërkuar pauza, rendi i ditës i kësaj mbledhje u votua pasdite dhe prej tij u hoq pika për interpelancë të kryetarit të Gjykatës kushtetuese, Darko Kotadinovski.

Propozimi ishte i deputetit Boban Karapejovski nga ZNAM, me arsyetimin se "nuk dëshirojnë të marrin pjeës në dhunën juridike ndaj Kushtetutës". Ndaj kësaj, me vërejtje procedurale reaguan deputetët nga Fronti evropian opozitar të cilët kërkuan që pika sërish të kthehet.

Para debatit të përgjithshëm rreth pikave të mbledhjes së 59-të, u mbajt mbledhje kushtuar pyetjeve të deputetëve opizitarë.

Kuvendi do të vazhdojë me punë nesër në orën 11:00. ab/

Fotо: МIА arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR