• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kuvendi e miratoi Ligjin për detyrim të EMV-së tek banka KfV për rijetësim të hidroelektranave

Kuvendi e miratoi Ligjin për detyrim të EMV-së tek banka KfV për rijetësim të hidroelektranave

Shkup, 21 shkurt 2023 (MIA) - Kuvendi nlë kuadër të pjesë së pasdites së ditës së sotme sipas rendit të ditës së mbledhjes së 103-të, unanimisht me 89 vota "për" e miratoi Ligjin për garancë shtteërore të obligimeve sipas Marrëveshjes për kredi për financim të Programit për energji ripërtëritëse EMV - Komponenti I: Rijetësimi i hidroelektranave, që do të lidhet mes Bankës kreditore për ripërt/ritje - KfV dhe SHA EMV. Me Ligjin mundësohet kompania energjetike shtetërore të marrë kredi prej 25 milionë eurove nga Banka kreditore për ripërtëritje - KfV.

Afati i pagesës së kredisë është 15 vite, me grejs periudhë të përfshirë prej pesë viteve. Norma e interesit do të konstatohet veçanërisht për secilën transhë të kredisë gjatë tërheqjes së saj. Gjatë tërheqjes së secilës transhë të ardhshme llogaritet normë mesatare e interesit e peshuar dhe e njejta do të zbatohet në shumën e tërhequr nga kredia. kredia do të paguhet në këste gjysmëvjetore të cilat arrijnë për pagesë më 30 qershor dhe 30 dhjetor.

Përmes Programit për energji ripërtëritëse EMV - Komponenti I do të zbatohet rijetësimi i hidroelektranave Vrutok, Vërben, Raven, Tikvesh, SHpilje, Glloboçicë, Kozjak dhe Sveta Petkë. Gjithsej nevojiten 36,2 milionë euro, ndërsa krahas kredisë prej 25 milionë eurove, janë siguruar edhe 11,2 milionë euro grant investues nga Fondi investues për Ballkanin perëndimor - VBIF.

Me rijetësimin pritet të merret rritje e fuqisë së instaluar prej minimum 13,5 megavatë dhe prodhim i shtuar i energjisë elektrike prej rreth 47,5 gigavat orë në vit, shpenzime të pakësuara për mirë,bajtje, besuehmëri e rritur dhe stabilitet të sistemit për furnizim me energji elektrike.

Dy fazat e kaluara pë rijetësim të hidroelektranave gjithashtu janë finaincuar me kredi, nga Banka botërore dhe nga KfV. Fuqia e tyre e instaluar është rreth 85 për qind nga fuqia e përgjithshme e instaluar e hidroelektranave të vendit. Këto elektrana marirn pjesë me prodhim mesatar prej 1.280 gigavat orë, përkatësisht me to sigurohet 20 për qind e prodhimit të përjgithshëm të energjisë elektrike në vend.

Paraprkaisht, në pjesën e pasdites të punës, deputetët e opozitës theksuan e me detyrimin e fundit, borxhi i vendit është rritur për katër herë dhe cekën se zhgidhje  evetme për shpëtim nga detyrrimet joproduktive janë zgjedhjet e parakohshme dhe të vijë ndonjë pushtet tjetër më me përgjegjësi. Sipas tyre, nëse vazhdohet me detyrime në kohë shumë të shkurtë vendi nuk do të mund ta servisojë borxhin.

Në replikë deputetët nga shumica në pushtet cekën se për dallim nga më herët kur vendi detyrohej për ndërtim të përmendoreve, tani nga kreditë të cilat janë marrë nga ky pushtet për përmirësim të infrastrukturës rrugore dhe të ujësjellësit dhe për vendosje të fotovoltaikëve në objekte publike po realizohen projekte në komuna në interes të qytetarëve me të cilat lavdërohen mu kryetarët e komunabe nga VMRO-DPMNE.

Pas votimit, kryetari i Kuvendit, talat Xhaferi e ndërpreu mbledhjen dhe tha se për vazhdimin e saj deputetët plotësisht do të njoftohen. Ai për nesër e caktoi vazhdimin e mbledhje së 104-t, në të cilën do tël diskutohet për shkarkimin e ministrit për diasporë, Xhemail Çupi. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR