Kuvendi e ka mbështetur miratimin e ligjit për tatimin e solidaritetit me procedurë të shkurtuar
- Me 62 vota "pro", një abstenim dhe asnjë kundër, Kuvendi sot. në kuadër të seancës së 120-të e ka mbështetur miratimin e ligjit për tatimin e solidaritetit me procedurë të shkurtuar.

Shkup, 18 korrik 2023 (MIA) - Me 62 vota "pro", një abstenim dhe asnjë kundër, Kuvendi sot. në kuadër të seancës së 120-të e ka mbështetur miratimin e ligjit për tatimin e solidaritetit me procedurë të shkurtuar.
Siç theksoi zëvendësministri i Financave, Filip Nikollovski, duke e elaboruar tekstin e propozuar, ligji për tatimin e solidaritetit është në interes të përgjithshëm për të gjithë qytetarët dhe bazohet në parimet e drejtësisë, unitetit dhe proporcionalitetit.
Propozim-ligji parashikon vendosje të tatimit të solidaritetit për vitin 2023 si e dhënë publike e njëfishtë dhe e jashtëzakonshme.
Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në fitim, kanë marrë mbështetje për miratim pas procedurës së shkurtuar. mb/