• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kuvendi e filloi debatin për Propozim ligjin për huanë nga Hungaria

Kuvendi e filloi debatin për Propozim ligjin për huanë nga Hungaria

Shkup, 17 shtator 2024 (MIA) – Kuvendi sot në vazhdimin e mbledhjes së 14-të filloi debatin për Propozim ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua prej gjysmë miliard euro nga Qeveria hungareze, me procedurë të shkurtër. 

Komisioni Kuvendor për financim dhe buxhet në datën 13 të këtij muaji e dorëzoi në procedurë të mëtejshme Propozim-ligjin për huanë nga Hungaria.

Shuma e përgjithshme e huasë nga Banka Hungareze e Eksport-Importit është 500 milionë euro. Huaja do të tërhiqet në një transhë, afati për shlyerjen e kredisë është 15 vjet, me grejs periudhë prej tre vitesh, norma e interesit është fikse dhe arrin 3.25 për qind, Republika e Maqedonisë së Veriut do t'i paguajë Bankës hungareze për eksport -import, shoqëri private me komision me përgjegjësi të kufizuar për mjetet e patërhequra në vlerë prej 0.5 për qind të huasë në nivel vjetor. Provizioni për mjetet e patërhequra do të llogaritet në baza ditore mbi pjesën e patërhequr të huasë, e llogaritur nga data e disponueshmërisë së fondeve dhe do të paguhet në ditën e parë të punës pas përfundimit të periudhës së disponueshmërisë. Huaja do të shlyhet me 24 këste gjashtëmujore, në datat 15 shkurt dhe 15 gusht të çdo viti. Për më tepër, Republika e Maqedonisë së Veriut do t'i paguajë provizion për shërbimet e ofruara juridike një firme të pavarur të përzgjedhur nga Banka Hungareze e Eksport-Importit shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar. Provizioni për shërbimet e kryera juridike do të paguhet përpara tërheqjes së transhës.

Gjysma e mjeteve nga kjo hua, siç sqaruan përfaqësuesit e qeverisë, do të përdoret për zhvillimin e komunave, ndërsa pjesa tjetër si ndihmë për ekonominë dhe për nevojat e buxhetit.

 Paraprakisht, deputetët miratuan ndryshime të disa ligjeve dhe raporteve për institucione për të cilat debati kishte përfunduar paraprakisht. 

Ishte votuar Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndihmë juridike falas, me procedurë të shkurtër, me të cilin parashihet që në vend të Byrosë për ekspertiza gjyqësore, ekspertizat për nevojat e shfrytëzuesve të ndihmës juridike dytësore do t’i kryejnë persona fizikë të regjistruar në Regjistrin për ekspertë ose persona juridikë të regjistruar në Regjistrin e personave juridikë që kryejnë ekspertizë. Rregullohen të drejtat dhe detyrimet e pjesëmarrësve në procedurë për ndihmë juridike dytësore. 

Ishin miratuar edhe ligjet për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për themelimin e Komisionit Shtetëror për vendimmarrje të shkallës së dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse dhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Komisionit Shtetëror për vendimmarrje në procedurat administrative dhe të punësimit. Me ato ligje bashkohen dy komisionet, duke ulur kështu numrin e të zgjedhurve dhe të emëruarve dhe thjeshtuar sistemin e vendosjes për ankesa.

Kuvendi nuk e miratoi Vendimin për lejimin e Raportit vjetor për punën e Agjencisë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor për vitin 2023, ndërsa i mbështeti vendimet për dhënien e lejes së Planit Financiar të Komisionit Shtetëror për ankesa për furnizime publike për vitin 2024, për dhënien e lejes në Planin strategjik të Komisionit Shtetëror për ankesa për furnizime publike për vitin 2024, dhe për Programin vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për ankesa për furnizime publike për vitin 2024. 

Në përputhje me rekomandimet e komisioneve amë, raporti vjetor i punës së Agjencisë për Komunikime Elektronike për vitin 2023 nuk u votua për shkak të synimeve të pritura të pamjaftueshme të arritura në fushën e inkurajimit të komunikimeve publike dhe pavarësisë së organeve rregullatore, si dhe Raportet Financiare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2023, Raporti Vjetor për punën e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve në vitin 2023,... Në seancë plenare, nuk u mbështetën as Raporti Vjetor për punën e Komisionit të Letrave me Vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, Raporti për realizimin e Programit Vjetor të Punës dhe Zhvillimit të Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2023, Raporti vjetor për revizione dhe puna e Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2023. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR