• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 17-të javën e ardhshme

Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 17-të javën e ardhshme

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Kuvendi sot do ta vazhdojë seancën e 17-të, por për shkak të angazhimeve të deputetëve, është ndërprerë dhe do të vazhdojë javën e ardhshme, siç paralajmëroi nënkryetari i Kuvendit, Antonio Miloshoski.

Paraprakisht, deputetët miratuan Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikime elektronike, me procedurë të shkurtuar, me të cilën bëhet harmonizimi me Ligjin për organet e administratës shtetërore dhe Ligjin për kundërvajtje.

Kuvendi pastaj filloi debatin për Propozim e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përcaktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturore, me procedurë të shkurtuar. Por, deputetët e BDI-së kërkuan një orë pauzë për të përkthyer materialet në gjuhën shqipe. Pas një ore pauzë, edhe pse materialet ishin siguruar, Milloshoski e ndërpreu seancën, duke paralajmëruar se do të vazhdojë javën e ardhshme. rq/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR