Kuvendi do ta mbajë seancën e 60-të, pas së cilës janë caktuar vazhdime të katër seancave tjera
- Kuvendi sot do ta mbajë seancën e re të 60-të, në rend dite të së cilës janë gjithsej 11 pika pas së cilës duhet të vazhdojë me vazhdimet e katër seancave tjera. Sipas informatave të publikuara në ueb faqen e Kuvendit, pas përfundimit të seancës së 60-të duhet të vazhdojnë seanca e 59-të, 55-të, 51-të dhe 43-të, secila prej të cilave ka disa vendime ligjore të mbetura për t'u shqyrtuar.
- Post By Sara Ademi
- 07:41, 17 korrik, 2025
Shkup, 17 korrik 2025 (MIA) - Kuvendi sot do ta mbajë seancën e re të 60-të, në rend dite të së cilës janë gjithsej 11 pika pas së cilës duhet të vazhdojë me vazhdimet e katër seancave tjera. Sipas informatave të publikuara në ueb faqen e Kuvendit, pas përfundimit të seancës së 60-të duhet të vazhdojnë seanca e 59-të, 55-të, 51-të dhe 43-të, secila prej të cilave ka disa vendime ligjore të mbetura për t'u shqyrtuar.
Para deputetëve në seancën e 60-të është propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim strategjik mes Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Hungarisë. Marrëveshja për bashkëpunim strategjik mes Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Hungarisë, është nënshkruar në Shkup, më 13 qershor të vitit 2025. Ai u nënshkrua gjatë vizitës së shefit të diplomacisë hungareze Peter Sijarto, nikoqir i së cilës ishte ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme, Timço Mucunski.
Gjithashtu, në rend dite të seancave janë edhe Propozim-vendimi për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të vendit, Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim strategjik mes Qeverisë të RMV-së dhe Qeverisë së Hungarisë, Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për akses në arsimin e lartë dhe pranimin e studentëve në Ballkanin Perëndimor, Propozim-vendimi për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve dhe Bordit për ndarjen e çmimit shtetëror "23 Tetori", dhe Propozim-vendimi për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit për ndarjen e Çmimit shtetëror "11 Tetori".
Në rend dite të seancës në lexim të parë janë Propozim-ligji për punë të brendshme, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për policinë, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për peshkim dhe akuakulturë, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për banim dhe Kërkesa për dhënien e interpretimit autentik të nenit 2 nga Ligji për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit, të dorëzuar nga deputeti Brane Petrushevski.
Në kuadër të seancës së 59-të deputetët duhet të shprehen për Propozim-ligjin për automjete i cili miratohet me procedurë të shkurtuar, pas së cilës duhet të vazhdojë seanca e 55-të në të cilën janë dy pika të pashqyrtuara - Propozim-vendimi për dërgimin e një pjesëtari të Armatës në operacionin ndërkombëtar "Altea" në Bosnja e Hercegovinë dhe Propozim-ndryshimet e Ligjit për aviacion.
Në kuadër të seancës së 51-të gjithashtu kanë mbetur dy pika për shqyrtim - Propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes për Programin qendror evropian për shkëmbimin e studimeve universitare dhe Raporti vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor për vitin 2024, ndërsa në seancën e 43-të kanë mbetur edhe tetë pika në rend dite kryesisht nga fusha sociale, për të cilën duhet të shprehen deputetët. sa/
Foto: MIA