• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kuvendi do të mbajë vazhimet e disa seancave plenare

Kuvendi do të mbajë vazhimet e disa seancave plenare

Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA) - Kuvendi sot do të mbajë vazhdimet e 11 mbledhjeve, në të cilat duhet të hapet debati për pikat e pashqyrtuara të rendit të ditës. 

Më së shumti pika të pashqyrtuara ka në mbledhjen 131 dhe 115. Në mbledhjen e 131-të janë Propozim - vendimi për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për themelimin e komisionit anketues për skandalin në ISHP Klinikën Universitare të Radioterapisë dhe Onkologjisë, Propozim - vendimi për ndryshimin e Vendimit për ndryshime të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për Ndarjen e Çmimit Shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit", Propozim - vendimi për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë Teknike - Operative - Teknike - ATO, Propozimi për zgjedhjen gjykatës në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozimi për shpalljen e emërimit të Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Në mbledhje janë edhe ndryshimet e ligjeve për sigurim pensional dhe invalidor, për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, për mbrojtje të fëmijëve, për mbrojtje sociale, për dhënien e fletëobligacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkombëtarizim, të gjitha me procedurë të shkurtër. 

Deputetët duhet të diskutojnë edhe për Propozim - deklaratën për solidaritet me popullin palestinez dhe dënim të okupimit izraelit, për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të drejta autoriale dhe të drejtave të përafërta, në lexim të parë edhe për Propozim - vendimin për dhënien e lejes për Statutin e Akademisë Ushtarake "Gjeneral Apostollski" - Shkup. 

Në mbledhjen e 115-të pika të pashqyrtuara janë Informacioni për gjendjen në Këshillin Gjyqësor, raportet vjetore për punën e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, të Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit të respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të mediave, për punën e Ndërmarrjes Publike Radiodifuzive Radiotelevizioni i Maqedonisë, të gjitha për vitin 2022. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR