• e premte, 22 nëntor 2024

Kuvendi do ta fillojë seancën e 16-të

Kuvendi do ta fillojë seancën e 16-të

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) - Në Kuvend sot duhet të fillojë seanca e 16-të, ku në rend dite do të ketë më shumë vendime dhe ligje. Në rendin e propozuar të ditës janë edhe vendimet për harmonizimin e përbërjes së Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Komisionit.

Me vendimin për harmonizimin e përbërjes së KSHZ-së, propozohet që kryetar të jetë Boris Kondarko, anëtar aktual, i cili vjen me propozim të LSDM-së, ndërsa nënkryetar Abdush Demiri, i cili në KSHZ erdhi me propozimin të Besës. Për anëtarë janë propozuar kryetari aktual Aleksandar Dashtevski (VMRO-DPMNE), nënkryetarja Ditmire Shehu (BDI) dhe Oliver Ristevski (LSDM). Kuvendi sot duhet të marrë vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të KSHZ-së, Boban Stojanovski (VMRO-DPMNE), i cili ishte anëtar i KSHZ-së, u bë zëvendës sekretar i përgjithshëm i Kuvendit, ndërsa Radica Risteska (LSDM) kalon në pension. Shpallja zgjat tetë ditë nga publikimi në Gazetën Zyrtare.

Në rend të ditës së kësaj seance janë propozim-vendimet për publikimin e shpalljes publike për emërimin e anëtarit të Komisionit për mbrojtje nga konkurrenca, për zgjedhjen e zëvendës drejtorit të Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale, për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Agjencinë për komunikime elektronike, për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele, për ndryshimin e Vendimit për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit për ndarjen e çmimit shtetëror "23 Tetori", propozimi për Vendim për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit për dhënien e çmimit shtetëror "Goce Dellçev" dhe propozim vendimi për zgjedhjen e kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbikëqyrjen e përfaqësimit të duhur dhe të drejtë të qytetarëve, që u përkasin të gjitha komuniteteve.

Në seancë në rend të ditës janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shpronësimin, të Ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit, të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunës administrativë, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprim sipas parashtresave dhe propozimeve, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektimin administrativ, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vendosjen e sistemit për menaxhim me cilësinë dhe kornizën e përbashkët për vlerësimin e funksionimit dhe ofrimit të shërbimeve në shërbimin shtetëror, për ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, të gjitha me procedurë të shkurtër.

Deputetët duhet të diskutojnë edhe për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës dhe të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, me procedurë të shkurtuar, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për media, në lexim të parë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR