• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kuvendi diskuton zgjedhjen e zëvendësministrave, debati do të vazhdojë pas pushimit të rregullt të mesditës

Kuvendi diskuton zgjedhjen e zëvendësministrave, debati do të vazhdojë pas pushimit të rregullt të mesditës

Shkup, 23 korrik 2024 (МИА) – Kuvendi, në kuadër të punës së sotme në agjendën e seancës së 11-të, filloi debatin për zgjedhjen e zëvendësministrave në Qeveri. Në shpjegimin e tij për zëvendësministrat e propozuar, kryeministri Hristijan Mickoski tha se zgjedhja e tyre duhet të forcojë stabilitetin e qeverisë. 

„Unë nuk kam kërkuar muaj mjalti, as grejs periudhë 100 ditore siç ka pasur çdo Qeveri, sepse besoj në kapacitetet e kësaj Qeverie dhe çfarë mund të bëjmë ne për popullin. Është vërtet e vështirë, trashëguam një shtet të plaçkitur, por do të fitojmë, do të krijojmë ndryshime dhe do të sjellim ditë më të mira për qytetarët. Kjo është një kohë e re shprese, qytetarët po presin ditë më të mira. Duke zgjedhur zëvendësministrat, qëllimi ynë është forcimi i stabilitetit të qeverisë dhe sigurimi i një dege ekzekutive efikase dhe kompetente. Zëvendësit e rinj do të punojnë në mënyrë aktive, do të kenë detyra të krijojnë novatorizëm. Shumë prej tyre janë të rinj që do të sjellin ide dhe energji të freskëta në Qeveri. Ata do të punojnë së bashku me ministrat për të zbatuar reformat që do të kontribuojnë në përmirësimin e standardeve të jetesës së të gjithë qytetarëve", tha Mickoski. 

Ai u bëri thirrje deputetëve të rinj që të mos zhgënjejnë popullin dhe të punojnë me ndershmëri dhe përgjegjësi. Ai tha se nuk do të toleronte mospunën dhe joparimësinë.

"Me përbërjen e re të Qeverisë, ne do të vazhdojmë të mbështesim rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Këta njerëz do të kenë rol të rëndësishëm në krijimin dhe zbatimin e politikave që do të nxisin investimet dhe do të krijojnë vende të reja pune. Një nga prioritetet e përbërjes së re të Qeverisë do të jetë përmirësimi i bashkëpunimit ndërkombëtar. Zëvendësministrat e rinj do të punojnë në mënyrë aktive për të forcuar marrëdhëniet tona me partnerët dhe miqtë jashtë vendit. Ata do të ngarkohen me nxitjen e inovacioneve dhe krijimin e mundësive për të rinjtë. Puna e tyre do të ketë për qëllim krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin e teknologjive të reja dhe startup-eve", tha Mickoski.

Zëvendësministrat, tha ai, do të punojnë për të arritur bashkëpunim më të mirë midis institucioneve dhe qytetarëve, si dhe për të promovuar politika gjithëpërfshirëse që do të përmirësojnë jetën e të gjithë bashkëqytetarëve tanë 

 

"Besoj se fytyra të reja në politikë mund të sjellin ide dhe energji të reja. Shumë nga zëvendësministrat janë të rinj dhe ambiciozë që do të sjellin dinamikë të re në punën e Qeverisë. Kam besim se këta zëvendësministra do të arsyetojnë besimin që marrin dhe do të punojnë pa u lodhur për të mirën e të gjithë qytetarëve", tha Mickoski.

Daniel Stojçevski nga "E DI" tha në debatin e përgjithshëm se për vite me radhë ata dëgjuan britmën e qytetarëve dhe për këtë arsye, theksoi ai, sot po përballemi me sfidë serioze për ta kthyer Maqedoninë në rrugën e duhur.

"Sot njerëzit tanë jetojnë në varfëri. Kemi mbi 600.000 njerëz të shpërngulur, e dëshira e vetme e të rinjve është se si të gjejnë rrugën e tyre jashtë vendit. Kjo është arsyeja pse ne kemi mundësi historike për t'i dhënë fund praktikës së keqe në 30 vitet e fundit dhe që Maqedonia të ecë në rrugën e duhur, por si maqedonas, ashtu siç e meritojmë", tha Stojçevski.

Ai theksoi se në Qeveri do të jenë dy zëvendësministra nga "E DI".

Amar Mecinoviq nga "E Majta" tha në replikë se tek tani do të shohim nëse kjo Qeveri do t'i bashkohet qeverive që sollën agoni në Maqedoni dhe shtoi se në këtë Qeveri kishte përfaqësues nga të gjitha qeveritë e mëparshme

Bllagica Llasovska nga VMRO-DPMNE tha se nuk dëshiron të komentojë mbi zgjidhjet e propozuara kadrovike, por shtoi se ishte e kënaqur sepse ishin pesë gra të propozuara si zëvendësministre.

"Roli juaj si zëvendëse është i barabartë me atë të ministrave, pse, sepse ju duhet të jeni krahu i djathtë i ministrave", tha Llasovska.

Sipas saj, zëvendësit së bashku me ministrat duhet të hapin rrugën nëpër të cilën do të lëvizë vendi.

Bojan Stojanoski gjithashtu nga VMRO-DPMNE theksoi se ishte veçanërisht e rëndësishme të kompletohej kabineti qeveritar pikërisht me zëvendësministrat

"Secili prej tyre është emëruar për t'i lëvizur gjërat në një drejtim pozitiv. Me emërimin e tyre, ministritë duhet të operacionalizohen në mënyrë që të mund të dëgjojnë qytetarët dhe të administrojnë kërkesat e tyre“, tha Stojanoski.

Dafina Stojanoska nga e njëjta parti theksoi se kandidatët e propozuar për zëvendësministra të cilët i njihte personalisht nuk do t'i zhgënjejnë qytetarët. Për të tjerët që nuk i njihte, tha se dëshironte që ata të ishin seriozë në qasjen e tyre ndaj detyrave të punës dhe të përgjegjshëm ndaj qytetarëve.

Halil Snopçe nga VLEN tha se kandidatët e Koalicionit të tyre janë profesorë universitarë të përgatitur profesionalisht. 

"Këta janë njerëz të pastër dhe të ndershëm pa njolla në karrierë që do të kontribuojnë në punën e suksesshme të Qeverisë. Këta kandidatë të spikatur përfaqësojnë vlerat më të larta të dinjitetit, profesionalizmit dhe shpresës. Me një përmbledhje të provuar të integritetit dhe angazhimit për të mirën publike dhe pa asnjë njollë korrupsioni, kandidatët tanë janë të gatshëm të sjellin ndryshime të kapshme dhe pozitive", tha Snopçe.

  

Pas fjalës së tij, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi dha pauzë deri në orën 15:30, pas së cilës do të vazhdojë debati për zgjedhjen e zëvendësministrave në qeveri. Zëvendësministrat e rinj do të zgjidhen gjatë ditës.

Pas fjalës së tij, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi dha pauzë deri në orën 15:30, pas së cilës do të vazhdojë debati për zgjedhjen e zëvendësministrave në qeveri. Zëvendësministrat e rinj do të zgjidhen gjatë ditës.

Elfete Ismaili propozohet për zëvendësministre në Ministrinë e Mbrojtjes. Ismaili është ekonomiste e diplomuar. Ajo filloi përvojën e saj të punës në Fondin për rrugët magjistrale dhe rajonale. Nga viti 2006 deri në vitin 2008 ishte drejtoreshë e Postës GCPC Shkupi 2, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2019 ishte e punësuar në SHA "Posta e Maqedonisë"si bashkëpunëtore e marketingut. Nga viti 2019 deri në vitin 2024 ishte Shoqëruese e personti të udhëzuar në Delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Bruksel, Mbretërinë e Belgjikës.

Astrit Iseini propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Brendshme. Iseini u diplomua në Fakultetin e Edukatës Fizike, Sportit dhe Shëndetit, ndërsa mori titullin Doktor i Shkencave në Kinesiologji, profesor me korrespodencë. Aktualisht është profesor me korrespodencë në Universitetin e Tetovës dhe në Fakultetin e Shkencave Bioteknike në Manastir. 

Alen Dereban propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë. Dereban ka diplomë master në Drejtësi në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, me provim të përfunduar të jurisprudencës. Që nga viti 2014 ai ka zyrën e tij të avokatit, e për dy mandate ka qenë këshilltar në Këshillin e Komunës së Strugës. 

Nezhdet Mustafa propozohet zëvendësministër në Ministrinë e Marrëdhënieve me Komunitetet. Mustafa është profesor i diplomuar i filozofisë. Nga viti 1996 deri në vitin 2002 ka qenë Kryetar i Komunës së Shuto Orizarës. Më pas ka qenë pjesë e Kuvendit të Maqedonisë si deputet, e nga viti 2006 deri në vitin 2017 u emërua ministër pa portofol – Koordinator kombëtar i Dekadës dhe Strategjisë së romëve. 

Zoran Dimitrovski propozohet për zëvendësministër të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Dimitrovski është magjistër i shkencave politike, ndërsa ka shumë vite përvojë pune në media, si kryeredaktor përgjegjës. Nga viti 2020 deri në vitin 2023, Dimitrievski u zgjodh zëvendësministër i vetëqeverisjes lokale. 

Viktoria Trajkov propozohet për zëvendësministre në Ministrinë e Çështjeve Evropiane. Trajkov u diplomua në Universitetin Sh. Klimenti i Ohrit Manastir, dhe ka marrë titullin doktor i shkencave ekonomike. Që nga viti 2010 ajo është e punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, dhe që nga viti 2019 ajo është zgjedhur si profesoreshë e asociuar në Universitetin e Shkupit.

Nikollçe Jankullovski propozohet për zëvendësministër i Financave. Jankullovski është doktor i shkencave ekonomike, dhe aktualisht është profesor i rregullt në Katedrën e agro-ekonomisë në Universitetin Sh. Klimenti i Ohrit” në Manastir. Ka botuar disa publikime vendore dhe ndërkombëtare. 

Marjan Risteski propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës. Risteski është ekonomist i diplomuar, nga viti 2005 deri në vitin 2017 ka qenë kryetar i Komunës së Prilepit. Ai ka marrë disa njohje ndërkombëtare dhe vendore. 

Mirosllav Llabudoviq propozohet si zëvendësministër në Ministrinë e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale. Llabudoviq është magjistër në inxhinieri elektroteknikë dhe teknologji informatike. Që nga viti 2022, ai ka qenë menaxher i inxhinierisë në Korporatën Telamon. 

Flakron Bexheti propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Bexheti është profesor i shkencave politike në Universitetin Nënë Tereza në Shkup. Ka përvojë pune shumëvjeçare në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor. Ka qenë sekretar shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe aktualisht është udhëheqës i Njësisë së parashtresave dhe propozimeve, Sektori juridik. 

Jovica Andovski propozohet për zëvendësministër të Shëndetësisë. Andovski është ekonomist i diplomuar, nga viti 2011 deri në vitin 2017 ka qenë zëvendësministër i Shëndetësisë. Ai ishte U.D. Drejtorit i Sekretariatit të Rrjetit Shëndetësor të Evropës Juglindore, si dhe koordinator kombëtar i SEEHN të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Lulzim Aliu propozohet për zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës. Aliu është doktor i shkencave filologjike. Është profesor i rregullt në lëndën Metodologjia e mësimdhënies së gjuhës shqipe, letërsia për fëmijë në Fakultetin Pedagogjik “Shën Klimenti i Ohrit” Shkup në Universitetin “Sh. Qirili dhe Metodi” - Shkup. Nga viti 2023 deri në vitin 2024 ka qenë prodekan 

Gjoko Vellkovski propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Vellkovski është ekonomist i diplomuar. Ka përvojë shumëvjeçare në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ka qenë Sekretar i Qytetit të Shkupit, ndërsa në Qeverinë e fundit teknike ka qenë ministër Teknik i Punës dhe Politikës Sociale. Nga viti 2013 deri në vitin 2024 ka qenë këshilltar në Këshillin e Komunës së Çairit. 

Erxhan Selimi propozohet si zëvendësministër në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale. Selimi është magjistër i shkencave politike. Nga viti 2009 deri në vitin 2014 ka qenë këshilltar në kabinetin e ministrit pa portofol. Nga viti 2014 deri në vitin 2024 ai ishte nëpunës shtetëror në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë, e nga viti 2017 deri në vitin 2024 ishte këshilltar në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

 Sedat Sulejmani është propozuar për zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit. Sulejmani studioi Teologji Pedagogjike në Universitetin Uludag-Bursa në Turqi. Ka qenë zëvendësministër i Kulturës, ndërsa që nga viti 2023 ka qenë i punësuar në Komunën e Tetovës si këshilltar për mbështetje profesionale administrative në inspektoratin komunal. 

Radoslav Nastasijeviq Varxhiski është propozuar për zëvendësministër për Transformimin Digjital. Nastasijeviq Varxhiski është magjistër i shkencave ekonomike – dega menaxhim marketingu, ndërsa që nga viti 2019 punon në Komunën e Kumanovës. 

Llaze Jakimoski propozohet për zëvendësministër i cili do të udhëheqë Ministrinë e Administratës Publike. Jakimoski është profesor i asociuar në Fakultetin Juridik – Kërçovë, Sr. Kliment i Ohrit” në Manastir. Ka botuar disa publikime vendore dhe ndërkombëtare. 

Kaltrina Zekolli Shaqiri propozohet për zëvendësministre të Transportit. Zekolli Shaqiri është doktore e shkencave. Nga viti 2016 deri në vitin 2023 ajo ishte profesoreshë në Universitetin Nënë Tereza, Fakulteti i Shkencave Sociale, e nga viti 2023 deri në vitin 2024 ajo u zgjodh u.d. dekane. 

Ane Lashkoska propozohet për zëvendësministre në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Lashkoska u diplomua në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore në Shkup dhe mori titullin inxhinier në kimi. Lashkovska ishte anëtare e Parlamentit për shumë vite. 

Safije Sadiki Shaini propozohet për zëvendësministre në Ministrinë e Sportit. Sadiki Shaini është inxhiniere në Informatikë në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku nga viti 2012-2019 ka qenë asistente në informatikë me korrespodencë. Ajo ka qenë deputete në përbërjen parlamentare nga viti 2020 deri në vitin 2024. Që nga viti 2020, ajo ka qenë Asistente Profesoreshë e Informatikës në Universitetin Nënë Tereza.

Foto: Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR