• e diel, 22 dhjetor 2024

Kuvendi deri më 2 shtator do të mbajë mbledhje vetëm për nevoja urgjente, deputetët prej nesër në pushim

Kuvendi deri më 2 shtator do të mbajë mbledhje vetëm për nevoja urgjente, deputetët prej nesër në pushim

Shkup, 14 gusht 2024 (MIA) - Nga nesër deri më 2 shtator deputetët zyrtarisht do ta shfrytëzojnë pushimin vjetor, i cili këtë vit është me vones ëpër shkak të ribalancit të Buxhetit. Zakonikisht deputetët çdo vit janë në pushim nga 1 gushti deri në fillim të shtatorit. 

"Deputetët do të jenë në pushim nga 15 gushti deri më 2 shtator, por meqenëse Kuvendi është në seancë të përhershme, nuk përjashtohet mundësia e thirrjes së seancave të trupave punues apo seancës plenare nëse bëhet fjalë për ndonjë rast urgjent", thonë për MIA-n nga Kabineti i kryetarit të Kuventi Afrim Gashi. 

Që nga fillimi i punës së kësaj përbërje parlamentare më 28 maj janë mbajtur dhjetë seanca, ndërsa e fundit ishte dje kur u miratuan ndryshimet në Ligjin për kujdesin shëndetësor dhe u hoqën drejtorët ekonomikë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR