Kush "fitoi" në debatin presidencial Tramp-Harris? Çfarë thonë vëzhguesit?
- Mbështetësit e Trampit morën shumë "mish", por Harris fitoi një përkrahje të vlefshëm nga Tejlor Suit. Të dy lanë dikë edhe të zhgënjyer.
12 shtator 2024
Al Xhezira
Mbështetësit e Trampit morën shumë "mish", por Harris fitoi një përkrahje të vlefshëm nga Tejlor Suit. Të dy lanë dikë edhe të zhgënjyer.
Gjatë debatit të parë presidencial, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp dhe nënpresidentja Kamala Harris, akuzuan njëri-tjetrin për nxitje të ndarjes në Amerikë.
Kandidatët filluan shpejt të debatojnë për çështje të diskutueshme, nga migrimi te lufta e Izraelit në Gazë dhe nuk pati asnjë brohoritje apo duartrokitje të fortë ndërsa ata flisnin sepse nuk kishte audiencë të drejtpërdrejtë në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës (NCC) në Filadelfia, Pensilvani.
Por megjithatë, miliona amerikanë, në të gjithë vendin, e ndoqën debatin nga shtëpitë e tyre ose nga festat nëpër bare dhe klube, ndërsa jashtë vendit të debatit zyrtar në Filadelfia, protestuesit kërkuan që Harris të fitonte votën e tyre duke vendosur armëpushim në Gazë.
Al Xhezira foli me vëzhgues politikë nga i gjithë vendi për fituesit dhe humbësit më të mëdhenj, dhe sondazhet para debatit vendosën në një garë të barabartë demokraten Harris dhe republikanin Tramp.
Barbara Peri, historiane presidenciale në Universitetin e Virxhinias:
Peri tha: "Mbështetësve të Trampit u është dhënë shumë mish për t'u ushqyer".
“Nënpresidentja ofroi një kontrast të fortë midis specifikave të politikës së saj të ardhshme në krahasim me të kaluarën e Trampit, me të cilën ai është i fiksuar”.
"Kamala Harris duhet t'u kishte dhënë votuesve të pavendosur dhe të moderuar në “suing” shtetet një arsye të mirë për të votuar për të."
“Të paktën ajo nuk i ka refuzuar ata votues të votojnë apo të bëjë gafa skualifikuese. Ajo mori një miratim nga Tejlor Suit”, tha Peri, duke iu referuar deklaratës së yllit të popit menjëherë pas debatit, në të cilin ajo tha se do të votonte për Harris në nëntor.
Mishell Ostin Pejmis, lidere haitase dhe avokate nga Florida e Jugut:
Pejmis tha se është mirë që doli në shesh "shëmtia" e pretendimeve republikane për emigrantët nga Haiti.
“Është e qartë se ish-presidenti dëshiron të promovojë këtë ide se në Springfild, Ohajo, emigrantët po hanë kafshë shtëpiake/kanakerë”, tha ajo, duke iu referuar komentit që Trampi bëri për emigrantët nga Haiti gjatë debatit.
“Mendoj se ishte mirë që u diskutua në debatin presidencial dhe kjo shëmti duhet mbajtur mend”.
"Kjo ishte gjëja më e neveritshme që mund të thuhej."
“Unë e vlerësova faktin që moderatori e bëri të qartë se ky nuk ishte fakt, se drejtuesi i qytetit deklaroi se nuk kishte asnjë raport të besueshëm për ato raste.
Rim Abuelhaj, zëdhënëse për “Jo armëpushim, nuk ka vota në Pensilvani”
Abuelhaj tha se protestuesit jashtë vendit të debatit kryesisht "thonin se nuk mund të votonin për një kandidat që mbështet aktivisht gjenocidin".
“Zëvendëspresidentja Harris ka qenë mjaft e qartë në deklaratat e mëparshme, siç ka bërë sonte, se do të vazhdojë politikën e Bajden-it për mbështetjen e pakushtëzuar ushtarake dhe financiare për luftën e Izraelit në Gazë”.
"Ishte e qartë sonte se ka zemërim dhe trishtim në të gjithë qytetin e Filadelfias dhe në të gjithë shtetin e Pensilvanisë, sepse gjenocidi po vazhdon dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të financojnë gjenocidin."
Xhon Fieri, strateg republikan:
Fieri tha se moderatorët ishin "qartësisht më të përqendruar në kontrollin e fakteve të Trampit" dhe "nuk e kontrolluan vërtet Kamala Harrisin, e cila kishte një varg falsitetesh gjatë gjithë debatit".
"Unë mendoj se kur bëhet fjalë për stilin, unë i jap Harris avantazhin."
“Mendoj se ajo ishte nervoze në fillim, por dukej se e kapi veten më vonë dhe pas kësaj ishte sikur të dyja palët thjesht po sulmonin njëra-tjetrën”.
"Unë nuk jam i sigurt nëse kjo është ajo që duan votuesit. Mendoj se duan një plan më të mirë për të përmirësuar ekonominë, mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme për ta”.
Keli Ditmar, drejtoreshë e investigimit në Qendrën e Grave dhe Politikës Amerikane, Universiteti Rutgers-Kamden:
Ditmar tha se "Trampi refuzoi ta shikonte Harrisin, gjë që mund të interpretohej ndryshe midis grupeve të ndryshme të votuesve, por gjithashtu mund të interpretohej lehtësisht si nënçmim i grave në një mënyrë që nuk u përshtatet grave".
“Harris shpesh shikonte dhe fliste drejtpërdrejt nga Trampi, duke treguar se ajo nuk ka frikë nga konfrontimi i drejtpërdrejtë”.
"Ndërsa disa do ta kritikojnë atë për shprehjet e saj emocionale të fytyrës, të tjerët do t'i shohin shprehjet e saj të qarta të konfuzionit dhe shqetësimit mbi deklaratat e Trampit si një reflektim të emocioneve të saj gjatë debatit."
Aron Kal, drejtor i debatit në Universitetin e Miçiganit:
Kal tha se debati i së martës ishte "krejtësisht ndryshe" nga "ajo që pamë në Atlanta disa muaj më parë", duke iu referuar debatit të qershorit midis Trampit dhe Presidentit Xho Bajden, i cili më vonë u largua nga gara.
Kal paralajmëroi që të mos mbështetemi shumë në ndikimin e debatit në zgjedhjet e nëntorit.
"Edhe pse Harris fitoi debatin me një diferencë të ngushtë, mbetet e paqartë nëse kjo do të ndikojë në rrjedhën e përgjithshme të garës dhe nëse do të çojë në ndonjë lëvizje midis votuesve të pavendosur ose të papërcaktuar."
Shenon Smith, drejtoreshë ekzekutive për Aleancën FracTracker, nga Pitsburgu, Pensilvani:
Smith tha se debati tregoi se ka ende mungesë vullneti politik nga të dyja palët për të trajtuar efektet mjedisore dhe shëndetësore të frakingut.
"Duke jetuar në një nga shtetet me prodhimin më të lartë të gazit fraking, pensilvanezët kanë duruar vite të tëra të rritjes së aktivitetit të frakingut pa lidershipin politik që ka miratuar masa mbrojtëse të ndjeshme."
“Debati i sotëm tregoi se mungon vullneti politik, pavarësisht se me cilën parti politike lidheni.
“Një mori investigimsh të recenzuara tregojnë se frakingu nuk mund të bëhet pa ndikime negative mbi njerëzit, mjedisin dhe klimën.
"Ndikimet mjedisore dhe klimatike nuk njohin kufij politikë."
"Ne kemi nevojë për udhëheqje që do t'i japë përparësi shëndetit dhe sigurisë publike dhe do të dalë me një politikë të arsyeshme energjetike."