• e martë, 24 dhjetor 2024

Kurti: Vuçiq tha se Radojçiq do të bëhet "Adem Jashari i serbëve"

Kurti: Vuçiq tha se Radojçiq do të bëhet

Prishtinë, 27 shtator 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 24 shtator ka dashur ta shndërrojë manastirin në Banjskë në veri të Kosovës në "Kullë të Jasharajve" për serbët e Kosovës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Kurti tha se, me aksionin në Banjskë, ku të dielën u vra polici kosovar dhe së paku tre sulmues të policisë, Vuçiq ka dashur të krijojë simbol të ngjashëm me njërin prej themeluesve të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, i cili së bashku me mbi 50 anëtarë të familjes së tij u vra në sulmin e forcave serbe në vitin 1998, me të cilin filloi lufta në Kosovë, e cila rezultoi me sulme të NATO-s kundër Serbisë dhe më vonë shpallje të shtetit të pavarur të Kosovës. 

Sipas kryeministrit të Kosovës, presidenti serb, në njërin prej takimeve të fundit në Bruksel, në maj të këtij viti, ka deklaruar se nënkryetari i partisë së serbëve të Kosovës, Listës serbe, Millan Radojçiq, për të cilin thuhet se ishte njëri prej organizuesve të sulmit ndaj policisë së Kosovës në banjskë, do të bëhet "Adem Jashari i serbëve".

"Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen", shkroi Kurti.

Sipas tij, serbëve të Kosovës u nevojitet çlirim nga veglat terroriste të Serbisë.

"Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë", tha Kurti. ia/

QËNDRONI TË LIDHUR