• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kurti: Vizitë historike e drejtorit të CIA-s në Kosovë

Kurti: Vizitë historike e drejtorit të CIA-s në Kosovë

Prishtinë, 23 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është takuar me drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), Uiliam Bërns dhe vlerësoi se vizita është moment i rëndësishëm historik në marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe SHBA-së. 

Në takim u theksua angazhimi i Qeverisë kosovare dhe institucioneve të sigurisë dhe intelegjencës, të udhëhequra nga Agjencia e Intelegjencës së Kosovës (AIK) për përmirësimin e bashkëpunimit me CIA-n. 

"Vizitë historike e Drejtorit të CIA-s, Uiliam Bërns, në Kosovë, vlerësohet lartë nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ajo është dëshmi e marrëdhënieve të forta dhe të qëndrueshme midis dy shteteve dhe është një mundësi e artë për të thelluar bashkëpunimin strategjik, për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftimine Qeverisë së Kosovës. 

Tutje theksohet se Kurti e ka falënderuar drejtorin e CIA-s për mbështetjen e vazhdueshme dhe ka shprehur përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, duke e njoftuar atë që vlerat amerikane, që ndërlidhen me demokracinë, sundimin e rendit dhe ligjit dhe orientimet e palëkundura Euroatlantike, "do të mbeten shtyllat qendrore të qeverisjes së mirë e demokratike në Kosovë”.

Kryeministri Kurti e njoftoi Drejtorin Bërns për rritjen dhe zhvillimin ekonomik, si dhe progresin shoqëror e demokratik të Kosovës, duke theksuar se "të gjitha sfidat e brendshme të sigurisë po menaxhohen suksesshëm me forcën e ligjit të drejtë të një shteti demokratik". qa/

Foto: Skrinshot Kosovapres

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR