• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kurti: Viti 2024 është vit i integrimit të komunitetit serb në Kosovë

Kurti: Viti 2024 është vit i integrimit të komunitetit serb në Kosovë

Prishtinë, 10 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se si "rezultat i punës konstruktive" të Qeverisë dhe qytetarëve, viti 2024 paraqet "vitin e integrimit" të komunitetit serb në Kosovë, njofton korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

Në publikimin e mbrëmshëm në platformën "X", Kurti  tha se nga fillimi i këtij viti janë lëshuar mbi 7.000 pasaporta në katër komunat e veriut të Kosovës - Mitrovica e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq ku shumica e qytetarëve janë të nacionalitetit serb 6.800 letërnjoftime dhe 1.100 patentë shoferë të Republikës së Kosovës.

Ai shtoi se edhe në zyrat e sapohapura të Agjencisë për regjistrimin e bizneseve në në veri të Kosovës janë hapur 159 biznese.

“2024 është viti i integrimit. Vetëm në pesë muajt e parë mbi 7.000 pasaporta RKS, 6.8 mijë letërnjoftime dhe 1.1 mijë patentë shoferi janë lëshuar në komunat ku komuniteti serb përbën shumicën. Shndërrimi i patentë shoferëve ilegale në RKS po vazhdon dhe po shkon shumë mirë. Po ashtu, 159 biznese të reja janë regjistruar në zyrat e sapohapura të Agjencisë për regjistrimin e bizneseve në katër komunat në veri të Kosovës. Ky është rezultat i punës konstruktive mes Qeverisë dhe qytetarëve", ka shkruar Kurti. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR