• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kurti thotë se ka bashkëpunim me Osmanin dhe se dallimet janë të tejkalueshme

Kurti thotë se ka bashkëpunim me Osmanin dhe se dallimet janë të tejkalueshme

Prishtinë, 4 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk janë të patejkalueshme dallimet në qëndrime që së fundmi janë shprehur mes tij dhe presidentes Vjosa Osmani.

Kurti, siç bëjnë të ditura mediat e Kosovës, ka thënë se dallime të tilla ka edhe me bashkëpunëtorë të tjerë brenda partisë e Qeverisë, porse nuk janë të pakapërcyeshme.

"Ne kemi bashkëpunim të ngushtë. Kjo nuk do të thotë që edhe me kryeparlamentarin Konjufca, edhe me ministren e Jashtme, Gërvalla, edhe me presidenten Osmani nuk kemi pasur diskutime, nganjëherë dallime, por unë nuk besoj që ka të tilla të cilat janë të patejkalueshme apo..", ka thënë Kurti.

Përplasjet mes presidentes Vjosa Osmani e eksponentëve të Qeverisë janë shpalosur ditë më parë me moskoordinimin mes tyre në lidhje me letrën zotuese për hartimin e draftstatutit të Asociacionit një ditë para takimit të ministrave të Këshillit të Evropës.

Ai ka folur edhe për masat e Bashkimit Evropian, të cilat tha se u vendosën padrejtësisht dhe nuk u hoqën ndonëse situata në veri u qetësua, duke thënë se largimin e tyre po e vonojnë zgjedhjet për Parlamentin Evropian. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR