• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kurti: Serbia propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë, ndërsa faktet flasin të kundërtën

Kurti: Serbia propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë, ndërsa faktet flasin të kundërtën

Prishtinë, 6 maj 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti publikoi se, në bazë të statistikave policore, nga 86 vrasje të kryera në Kosovë nga viti 2021 deri vitin 2024, 81 nga viktimat kanë qenë shqiptarë, tre serbë dhe dy pjesëtarë të komuniteteve tjera etnike, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Kurti përmes publikimit në platformën "X" (ish Tuiteri) pohon se për vrasjen e tre serbëve, dy nga Mitrovica dhe një nga Graçanica, si të dyshuar janë arrestuar tre serbë etnikë.

Kurti theksoi se Serbia vazhdon me pohimet për gjoja dhunë ndaj serbëve në Kosovë, por të gjithë e dinë se kjo është vetëm propagandë dhe se faktet e thonë të kundërtën.

"Statistikat zyrtare të policisë tregojnë se nga viti 2021 e deri vitin 2024 në Kosovë ka pasur 86 vrasje: 91 shqiptarë, tre serbë dhe dy nga komunitetet e tjera etnike. Tre serbët janë vrarë në vitin 2022, dy në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe një në Graçanicë. Vetëm serbë janë të dyshuar për tre vrasjet. Në Mitrovicën e Veriut një serb dyshohet se i ka vrarë babain dhe vëlluan. Në Graçanicë një serb dyshohet se e ka vrarë vëlluan e tij", publikoi Kurti.

Sipas kryeministrit të Kosovës, rasti në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar, kur tre pjesëtarë të grupit paramilitar serb e kanë humbur jetën në këmbimzjarrin me policinë e Kosovës pas vrasjes se policit Afrim Bunjaku, është specifik.

"Çdo njeri në Kosovë, lokal apo ndërkombëtar, e din se propaganda serbe për dhunë ndaj serbëve është vetëm propagandë. Faktet flasin vet, duke i hedhur poshtë gënjeshtrat e dhe duke zbuluar deri ku është i gatshëm të shkojë regjimi autoritar (në Serbi) që të mbjellë kaos", ka shkruar Kurti. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR