• e martë, 26 nëntor 2024

Kurti publikon video nga lëvizja e forcave serbe në kufirin me Kosovën: “Serbia po provokon qëllimisht”

Kurti publikon video nga lëvizja e forcave serbe në kufirin me Kosovën: “Serbia po provokon qëllimisht”

Prishtinë, 22 mars 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë të ditur se dje, disa metra nga kufiri i Serbisë dhe Kosovës është vërejtur lëvizje e njësive speciale të armatës serbe, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Krahas video-klipit të publikuar në faqen e tij zyrtare në Fesjbuk, Kurti ka shkruar se ky aksion i forcave serbe vijon pasi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq publikisht e kërcënoi Kosovën me porosinë se “Serbia e pret momentin më të mirë të mundshëm” për të luftuar "për kauzën e saj".

Kurti thotë se pjesëtarët e forcave serbe janë parë në afërsi të fshatit Banjë të Zubin Potokut, ndërsa lëvizje identike janë regjistruar edhe në fshatin Osllarë të Bujanocit afër kufirit me Kosovën.

Sipas kryeministrit të Kosovës, forcat e armatosura të Serbisë po përdorin kinse stërvitjet e rregullta si justifikim për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën.

“Po vëzhgojmë me kujdes nëse do të tentojnë ta kalojnë kufirin, sepse ky lloj afrimi i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normale”, ka shkruar Kurti.

foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR