• e premte, 05 dhjetor 2025

Kurti paralajmëroi prodhim të dronëve dhe miliarda euro për ushtrinë e Kosovës

Kurti paralajmëroi prodhim të dronëve dhe miliarda euro për ushtrinë e Kosovës

Prishtinë, 8 shtator 2025 (MIA) - Kryeministri i Kosovës në mandatin teknik, Albin Kurti deklaroi se në katër vitet e ardhshme do të ndahen më shumë se një miliardë euro për Forcat e sigurisë së Kosovës (FSK).

Kurti, i cili dje unanimisht u zgjodh nga anëtarët e Këshillit të përgjithshëm të Vetëvendosjes për mandatar për formim të qeverisë së re, në fjalimin e tij të sotëm foli për aspektin e sigurisë, me ç'rast paralajmëroi edhe prodhim të fluturakeve pa pilot "Made in Kosova".

Ai tha se do të krijohet njësi e përbashkët ushtarake me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

"Për armatën tonë në katër vitet të mandatit të ardhshëm do të ndajmë buxhet prej mbi miliardë euro. Do ta thellojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin bilateral dhe multilateral me vendet-anëtare të NATO-s. Do ta vemë në funksion Fabrikën për municion dhe do ta zhvillojmë industrinë ushtarake në Kosovë. Gjithashtu, do të zhvillojmë fluturake pa pilot 'Made in Kosova'", deklaroi Kurti. 

Ai shtoi se përforcimi i armatës do të realizohet përmes furnizimit të armëve, trajnimit dhe edukimit në vend, si dhe në bashkëpunim me Shqipërinë dhe në akademitë më prestigjioze në vendet partnere.

"Do ta krijojmë Njësinë e përbashkët ushtarake me Forcat e Armatosura të Repulikës së Shqipërisë. Rekrutimi i kadetëvetë rinj do të vazhdojë me intensitet të shtuar. Synojmë të kemi 1000 gra dhe vajza ushtare në mandatin e ri. Programi për mbrojtje gjithpërfshirëse do të zbatohet në tërë vendin. Në suaza të këtij programi, secili ushtar vullnetar do të marrë trajnim adekuat dhe armë në rast të mobilizimit", deklaroi Kurti. ab/

Foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR